☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,271 ▲1.22%
DOW 50,694 ▲1.02%
NASDAQ 23,980 ▲1.67%
NAFTA 83.65 ▼0.04%
ARI 3,656 ▲2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,982 ▼ -1.33% ETH $1,671 ▼ -1.49% XRP $0.9512 ▲ +0.13% SOL $71.9900 ▲ +1.17%
S&P 500 7,271 ▲1.22 % DOW 50,694 ▲1.02 % NASDAQ 23,980 ▲1.67 % NAFTA 83.65 ▼0.04 % ARI 3,656 ▲2.57 % S&P 500 7,271 ▲1.22 % DOW 50,694 ▲1.02 % NASDAQ 23,980 ▲1.67 % NAFTA 83.65 ▼0.04 % ARI 3,656 ▲2.57 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kosova

Çitaku: U miratua strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel, po përgatitet iniciativa e re ligjore për Hagën

U.d e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është miratuar strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit, ndërsa ka njoftuar edhe për hartimin e një iniciative të re ligjore për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një deklarim publik, Çitaku ka thënë se drafti i iniciativës së re ligjore është pranuar dy ditë më parë dhe një ditë më pas u është prezantuar anëtarëve të grupit strategjik.

““Para dy ditësh kam pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të hartuar dhe harmonizuar nga ekspertë juridikë. Dje në mbledhjen e radhës të Grupit Strategjik ua kam prezantuar këtë draft të gjithë anëtarëve të grupit. Qëllimi i inicativës tonë mbetet i pandryshuar, të garantojmë një proces të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mekanizma të mirëfilltë, me mbikqyrje insititucionale duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, iniciativa synon garantimin e një procesi të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe krijimin e mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, pa ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit.

“Qëllimi i iniciativës sonë mbetet i pandryshuar: të garantojmë një proces të drejtë gjyqësor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe mekanizma të mirëfilltë të mbikëqyrjes institucionale duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka mohuar se përmes kësaj iniciative synohet shmangia apo pengimi i drejtësisë, duke kërkuar që Dhomat e Specializuara të respektojnë standardet ndërkombëtare dhe parimet e një procesi të drejtë.

Ndërkohë, Çitaku ka njoftuar se grupi strategjik ka miratuar edhe strategjinë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit.

Ajo ka bërë të ditur se ky dokument është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të të gjitha partive parlamentare shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

“Tashmë kemi një dokument të përbashkët, mbi bazën e të cilit shteti i Kosovës do të organizojë angazhimin e tij në këtë proces”, ka thënë ajo.

Në deklarimin e saj, Çitaku është ndalur edhe te debatet dhe kritikat e javëve të fundit, duke theksuar se PDK-ja do të vazhdojë ta ketë prioritet mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Për PDK-në mbrojtja e çlirimtarëve në Hagë është prioritet absolut, me çdo çmim dhe me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të partisë që të kenë besim në procesin e mbrojtjes, duke e cilësuar atë si betejën kryesore të subjektit politik./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.