🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,139 ▲ +0.38% ETH $1,704 ▲ +1.16% XRP $1.1329 ▼ -1.07% SOL $69.1700 ▲ +0.74%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Çmimi “Jakov Xoxa”, shkrimtari Gëzim Aliu shpallet fitues

Çmimi “Jakov Xoxa” synon të stimulojë brezat e rinj letrarë, të cilët filluan aktivitetin krijues pas viteve ’90, ku në edicionin 2025-2026 u shpall fitues shkrimtari Gëzim Aliu nga Kosova. Në këtë edicion u gjykua dhe u vlerësua vepra e mbi 35 krijuesve, ku autorët e nominuar për titull ishin Andreas Dushi, Arian Leka nga Shqipëria, Adil Olluri, Gëzim Aliu nga Kosova dhe Selajdin Saliu nga Maqedonia e Veriut. Ceremonia e dhënies së çmimit “Jakov Xoxa” u zhvillua nën moderimin mjeshtëror të aktorit Mevlan Shanaj.

QKK shprehet se mbrëmja nisi me një moment nderimi për akademikun Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, duke vlerësuar veprën dhe kontributin e tij si anëtar i jurisë së këtij çmimi. QKK vijon më tej se në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i këtij titulli mbarëkombëtar dhe njëherazi djali i Jakov Xoxës, z. Agron Xoxa, shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, veçanërisht për institucionet që kanë mbështetur Çmimin “Jakov Xoxa” që prej fillimit të tij, si Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si edhe për bordin, jurinë e çmimit dhe organizatorët e ceremonisë.

Në këtë ceremoni mbajtën fjalë përshëndetëse drejtoresha e QKLL-së, znj. Arta Marku, akad. Ali Aliu, shkrimtarja Diana Çuli, si edhe botuesit Abdullah dhe Edon Zeneli. Në fjalën e saj, drejtoresha e QKLL-së, znj. Arta Marku, theksoi se çmimi “Jakov Xoxa” përfaqëson tashmë një urë të re, por të rëndësishme, të forcuar nga emra jashtëzakonisht dinjitozë të jurisë.

Ajo nënvizoi gjithashtu vlerësimet që kritika i ka bërë figurës së Jakov Xoxës ndër vite: për përmasën mbarëkombëtare të veprës së tij në një kohë kur kjo përmasë nuk ekzistonte; për frymën romantike në një periudhë kur romantizmi nuk ishte i preferuar; për aftësinë e thellë të interpretimit psikologjik të natyrës njerëzore; si dhe për pasurinë e gjuhës, që mbetet një model i vyer për t’u ndjekur edhe sot. Gjatë mbrëmjes, aktorët Vasjan Lami dhe Violeta Trebicka interpretuan pjesë të zgjedhura nga veprat konkurruese të pesë finalistëve. Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua më 30 prill në qendrën “Sotir Kolea”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.