Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.85 ▲2.92%
ARI 4,544 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,902 ▲ +11.46% ETH $2,291 ▲ +19.23% XRP $1.1622 ▲ +15.55% SOL $87.1600 ▲ +12.42%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës

– Shtegu ”Peaks of the Balkans”, që përshkon malet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar peizazhet alpine, traditat dhe mikpritjen e zonave të thella të Ballkanit, shkruan Lianne Kolirin për CNN.

Itinerari rreth 120 milje (rreth 192 kilometra) kalon përmes Alpeve Shqiptare dhe përfshin disa nga destinacionet më të njohura malore të Shqipërisë, mes tyre Thethin, Valbonën dhe Çeremin.

Sipas përshkrimit të itinerarit, një nga segmentet e para të shtegut lidh Thethin me Valbonën, në një distancë prej rreth 13,9 kilometrash, ndërsa më pas rruga vijon nga Valbona drejt Çeremit, për rreth 19,8 kilometra.

Zona, e njohur për majat gëlqerore, liqenet akullnajore, livadhet alpine dhe pyjet, ka një terren të thyer që kërkon përgatitje fizike dhe pajisje të përshtatshme për ecje në mal.

Një tjetër element që shoqëron udhëtimin në territorin shqiptar është historia e izolimit të rajonit gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Peizazhi në Shqipëri është i ndërthurur me bunkerë të braktisur prej betoni, të ndërtuar gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Për më shumë se katër dekada, Shqipëria ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, ndërsa banorët përballeshin me politika të ashpra izoluese.

Kjo histori, sipas përshkrimit të shtegut, mbetet e dukshme në disa prej zonave të përshkuara nga itinerari.

Shtegu “Peaks of the Balkans” u konceptua edhe si një “shteg paqeje”, me synimin për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar për Ballkanin dhe për të krijuar lidhje të reja mes komuniteteve të vendeve që dikur ishin të ndara nga konfliktet dhe kufijtë politikë.

Një prej ndalesave të rëndësishme në Shqipëri është Çeremi, ku mikpritja tradicionale është shndërruar edhe në një burim të ri të ardhurash për banorët vendas.

Kujtim Gocaj, i cili administron një bujtinë në fshatin e largët të Çeremit, ka zhvilluar aktivitetin e tij turistik prej vitesh.

Bujtina, e zgjeruar ndër vite, ofron ambiente për deri në 36 persona, në dhoma private dhe ambiente të përbashkëta.

Rritja e numrit të turistëve ka sjellë përfitime jo vetëm ekonomike, por edhe sociale për komunitetet lokale.

“Mësojmë shumë nga të gjithë njerëzit që vijnë këtu nga e gjithë bota”, shprehet Gocaj në material.

Sezoni kryesor i ecjeve në këtë rajon shtrihet nga qershori deri në shtator, ndërsa maji dhe tetori mbeten alternativa të mundshme, por me rrezik më të lartë për dëborë dhe me më pak mundësi për akomodim e ushqim.

Pavarësisht vështirësive të terrenit dhe kushteve të paparashikueshme të motit, zhvillimi i turizmit malor përgjatë “Peaks of the Balkans” po u jep një mundësi të re komuniteteve të zonave të thella shqiptare, duke ndërthurur natyrën, historinë dhe traditat lokale me një formë të qëndrueshme të turizmit ndërkufitar./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.