☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 30 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.10 ▼0.92%
ARI 4,044 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $59,450 ▼ -0.94% ETH $1,591 ▲ +0.7% XRP $1.0469 ▼ -0.09% SOL $73.9000 ▲ +2.33%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.10 ▼0.92 % ARI 4,044 ▲0.13 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.10 ▼0.92 % ARI 4,044 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kronika

Ç’po ndodh me dosjen e SPAK për Zvërnecin? Nga sekuestrimi 195 milionë dollarëve, te tre veprat penale që po hetohe

Çështja “Zvërneci” është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për tre vepra penale “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”. Deri në këtë fazë, nuk ka persona në hetim, por po kryhen veprime mbi bazën e këtyre tre veprave penale.

Referuar materialit që gazetarja Alketa Shaba ka siguruar për ABC News, SPAK thotë se në dinamikë të hetimit, janë vënë re lëvizje dhe transaksione financiare të dyshimta në fund të vitit 2025 deri gjatë vitit 2026.

Këto të dhëna pasqyrohen në vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për lejimin e ushtrimit të 10 kontrolleve në kuadër të këtij procedimi penal, kërkesë e cila zbriti nga SPAK disa ditë më parë.

Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar që çështja është në hetim, por nga ana tjetër ABC News ka mësuar se janë vënë në sekuestro rreth 195 milionë dollarë, të cilat priteshin t’i kaloheshin pronarëve të trruallit gjatë procedurave për blerjen e tokës përmes zyrave noteriale.

Në materialin e dorëzuar në GJKKO, SPAK thotë se ka administruar të dhëna për një sërë vendimesh gjykatash, madje edhe nga Gjykata e Lartë, të cilat kanë sjellë ndryshime të titujve të pronësisë dhe janë të hapura ende konflikte ligjore sa i takon pretendimeve mbi sipërfaqet e tokave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.