🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.39 ▲0.92%
ARI 4,030 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,907 ▼ -0.06% ETH $2,412 ▲ +0.18% XRP $1.3274 ▼ -0.07% SOL $104.7600 ▲ +0.94%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.39 ▲0.92 % ARI 4,030 ▼0.74 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.39 ▲0.92 % ARI 4,030 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kosova

‘Për LDK-në, UÇK është e shenjtë’, Abdixhiku: Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar qëndrimin e partisë së tij lidhur me projektligjin për Dhomat e Specializuara, pas kthimit të tij në Kuvend nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në një intervistë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku tha se në raste të rëndësishme për vendin duhet të mbizotërojë arsyeja.

“T’ju them “ju thamë”, nuk më duket që nuk ka vlerë shumë, më duket arrogante, por e vërteta është se ju thamë. Ndjej keqardhje që në momentet shumë të rëndësishme të vendit, euforia kolektive dhe zhurma po e mundin arsyen. Besoj se këto janë momentet kur duhet të jemi shumë më racionalë se si veprojmë tutje, edhe të kemi guximin të themi “mbreti është lakuriq ndonjëherë”, tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se LDK e konsideron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të shenjtë.

“Për LDK-në, siç e kemi thënë vazhdimisht, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e shenjtë. Ne besojmë në një trinom të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili nis me lëvizjen paqësore të Ibrahim Rugovës, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me ndërhyrjen e Aleancës Veri-Atlantike, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Pra, këto tri shtylla janë të pandashme për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku në Klan Kosova. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.