☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Cuku u vra për gjakmarrje. Akuza për autorin e vrasjes së ish-policit

I dyshuari si vrasës me page, Mikel Shallari do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e ekzekutimit të ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku, sipas nenit 78/A, që parashikon vrasjen e kryer në bashkëpunim, për interes për hakmarrje apo gjakmarrje dhe që dënohet nga 25 vjet deri në burg të përjetshëm.
Emri i tij u është përcjellë pikave kufitare prej datës 9 qershor, në të njëjtën ditë kur në sistemin Tims është shpërndarë njoftimi në kufi edhe për shtetasin Bujar Daka, 35 vjeç, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Cukut.
Bujar Daka u dyshua menjëherë pas krimit përderisa rezulton se vite më parë, Agim Daka u vetëvra në zyrën e ish-shefit të Komisariatit 4, Artan Cuku, gjatë kohës që po pyetej për adresën e të vëllait.
Rezulton, thonë burimet, se Bujar Daka është deportuar nga autoritetet zvicerane në vitin 2015, pasi ka mbyllur dënimin për çështje droge në këtë shtet.
Por të dhënat tregojnë se edhe Mikel Shallari ka qenë i dënuar, por me 3 vjet burg po për çështje droge, në të njëjtin burg ku mbahej Bujar Daka.
Ai është kthyer në Shqipëri një vit më parë dhe gjatë kësaj kohe nuk është angazhuar në punë. Edhe vëllai tjetër të Bujar Dakës, Florian Daka i njohur me emrin e dytë Angjelin, rezulton të ketë probleme me ligjin jashtë Shqipërisë pasi më 2012, ai është dorëzuar në Portin e Durrësit nga autoritetet italiane.
Të martën në orën 10:00 pritet që të shqyrtohet masa e sigurisë për Shalarin, ndërkohë që burime të sigurta  thanë, që përveç pistës së gjakmarrjes, vazhdojnë të jenë të ngritura edhe dy pista të tjera, që kanë lidhje me detyrën që Cuku ka ushtruar në krye të policisë së Vlorës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.