Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.77 ▼1%
ARI 4,356 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,905 ▼ -2.5% ETH $2,404 ▼ -4.25% XRP $1.2912 ▼ -9.17% SOL $97.2600 ▼ -4.58%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.77 ▼1 % ARI 4,356 ▲0.53 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.77 ▼1 % ARI 4,356 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Rajoni

Daçiq i acaron raportet me Shkupin, rikthen simpatitë e Athinës

Deklarata e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq , se Serbia ka gabuar që e ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, është pranuar me admirim nga Athina zyrtare, shkruan sot gazeta serbe “Veçernje novosti”, transmeton Portalb.

Gazeta shkruan se deklarata e Daçiqit ka marrë publicitet të madh dhe vlerëson se “përfundimisht ka shtyrë në relaksimin e marrëdhënieve me Athinën, të cilat në vitin e fundit kanë qenë të tensionuara”.

Grekët tani nëpërmjet kanaleve diplomatike u kanë dërguar autoriteteve serbe se paralajmërimi i Daçiq se Serbia në marrëdhëniet multilaterale Maqedoninë do ta emërojë me IRJM është mirëpritur dhe se ka ardhur në moment ideal përpara takimit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipiras, në Beograd, e planifikuar për në fund të janarit, thuhet në tekstin e gazetës.

Mediat serbe edhe sot e kanë analizuar deklaratën e Daçiqit për rajonin. “Politika” vlerëson se Daçiq përgatit mbrojtje të tentativës së fundit të Prishtinës për të hyrë në UNESKO, përderisa “Danas” në tekstin me titull “shefi i diplomacisë kërcënohet me pushkë të zbrazur”, shkruan se deklarata e Daçiqit duhet të shihet edhe në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, a ndoshta edhe atyre parlamentare.

Mediat e transmetojnë edhe vlerësimin e Aleksandar Popovit nga Qendra për Rajonalizëm se bëhet fjalë për “deklaratë të jashtëzakonshme dhe jo-diplomatike duke shfrytëzuar fjalë të tepërta dhe kërcënime të cilat janë të parealizueshme”. Popov, gjithashtu, tha se habitet me atë se ndaj kësaj deklarate ende nuk ka reaguar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se situata bëhet “skizofrenike”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.