⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,299 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.61% XRP $1.2445 ▼ -0.66% SOL $95.2600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Danas: Vuçiq kryeredaktor i tabloideve në Serbi, ato sulmojnë çdo kritikues

“Informer, Telegrafi serb, Kurri deh Alo janë tabloidet pro-regjimit më me ndikim që glorifikojnë figurën dhe punën e Aleksandër Vuçiqit, dhe që sulmojnë çdo kënd që e kritikon politikën e tij, pa u përmbajtur nga gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet. Madje në disa raste, sulmet për disitendët e Presidentit të Serbisë janë kthyer edhe në kampanja të fuqishme që i kanë shndërruar ata në tragete duke ju rrezikuar edhe jetën. Udhëheqësit e opozitës janë cilësuar si “farkëtarë të” planeve të ferrit “për vrasjen e presidentit, ata janë duke përgatitur vrasje, dhe gazetarët – mercenarë të huaj, manjatë, tradhtarë”, thuhet në këtë artikull të Danas, transmeton Gazeta Express.

Tutje thuhet se personi që shfaqet në publik me histori të tilla dhe që i përsërit ato paktën një herë në javë në tv Pink ose Happy Tv është pronari dhe kryeredaktori i “Informer”, Dragan Vuçiqeviq.

“Danas” e ka kontaktuar të njëjtin për ta pyetur nëse ka publikuar ndonjëherë ndonjë tekst kritikues për Vuçiqin, ai ka thënë se e ka bërë disa herë.

“Urrejtja e juaj e sëmur do t’iu mbys juve. Kontaktoni Gjilasin për ndonjë kredi. Ai do t’iu japë”, i ka thënë Vuçiqeviq gazetares së “Danas”-it, Katarina Zivanoviq.

Megjithatë “Danas” rikthen në kujtesë faktin se Vuçiqeviq më përpara ka pasur një mendim negativ për Vuçiqin, deri në vitin 2012 kur ky i fundit u bë zëvendëskryeministër.

“Ne s’kemi gjetur asnjë tekst kritik për Vuçiqin në këto media, dhe kryeredaktori i Telegrafit serb, Milan Landeviq, nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet tona me pyetje se kur e kanë kritikuar Vuçiqin një herë. Disa orë më pas, një gazetar i këtij tabloidi e ka teleffonuar kryeredaktorin e Danas, Drazha Petroviq “Kur ka qenë hera e fundit që e keni kritikuar Gjilasin, në çfarë teksti”. Kësaj pyetje i jemi përgjigjur duke i dërguar një link të publikuar në Danas ku kritikohet ai. Kryeredaktori i Alo, Vasilije Popoviq, s’ka dashur të flasë për atë se kur e kanë kritikuar Vuçiqin”, shkruan tutje në artikullin e Danas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.