🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.02 ▼2.62%
ARI 4,280 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,456 ▼ -0.78% ETH $1,751 ▼ -1.08% XRP $1.1788 ▼ -1.43% SOL $72.1300 ▼ -0.35%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.02 ▼2.62 % ARI 4,280 ▼2.31 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.02 ▼2.62 % ARI 4,280 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Danimarka mbështetje Shqipërisë për integrimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka marrë mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë nga Danimarka gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Anders Samuelsen.

Ministri Bushati i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Danimark, zhvilloi një takim sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, Anders Samuelsen ku në fokus diskutuan mbi procesin e integrimit evropian, dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe çështje të sigurisë evropiane e më gjerë.

Ministri Bushati i shprehu mirënjohjen kolegut Samuelsen për mbështetjen ndër vite të Danimarkës për proceset transformuese demokratike në vendin tonë dhe në procesin e integrimit evropian.

“Duke u ndalur tek integrimi evropian, ministrat ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

Më tej, ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave ne Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi dhe progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve. Ndërsa, ministri Samuelsen, duke konfirmuar mbështetjen e Danimarkës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe duke vlerësuar punën e bërë, u shpreh se “Komisioni Evropian është institucioni më i mirë për të vlerësuar progresin dhe se Danimarka do të mbështesë rekomandimin e Komisionit Evropian në raportin e tij për Shqipërinë në muajin prill”.

Më tej, ministri Samuelson shprehu vlerësim për bashkëngjitjen e plotë të Shqipërisë me vendimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Duke diskutuan mbi situatën në rajon, ministri Samuelsen vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit  Perëndimor, si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Në këtë kontekst, ministrat nënvizuan rëndësinë e forcimit të perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, përmes një vizioni të qartë dhe gjithpërfshirës në Strategjinë e Zgjerimit që pritet të miratohet së shpejti.

Gjatë takimit, ministrat shkëmbyen mendime per çështjet e sigurisë globale me të cilat po përballet Evropa dhe bota.

Ministrat Bushati dhe Samuelsen vlerësuan bashkëpunimin dhe rolin e vendeve te tyre, edhe si vende anëtare të NATO-s, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, IS, dhe rolin e aktorëve të tretë në krizat rajonale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi dhe një takim me Nën-Sekretarin e Përhershëm në Kryeministri, Michael Starbæk Christensen, gjatë të cilit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe integrimit evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.