☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.27 ▼0.96%
ARI 4,130 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,478 ▲ +3.44% ETH $2,424 ▲ +5.47% XRP $1.3092 ▲ +2.51% SOL $96.0000 ▲ +3.27%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.27 ▼0.96 % ARI 4,130 ▲1.4 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.27 ▼0.96 % ARI 4,130 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin, Loer Kume, ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij. Përmes një postimi prekës, Kume ka ndarë lajmin me të afërmit, duke e përshkruar Lorinën si bashkëudhëtaren e tij të jetës dhe nënën e dy fëmijëve të tyre.

Kume tregon se ai dhe Lorina ishin njohur që në moshën 18-vjeçare dhe kishin ndarë së bashku më shumë se dy dekada jetë. Deputeti bën me dije se bashkëshortja e tij kishte kohë që përballej me një sëmundje dhe, pavarësisht forcës së treguar gjatë betejës me të, ndërroi jetë këtë të premte.

Në postimin e tij, Kume e përshkroi Lorinën si “dashuria ime që 18 vjeç, më shumë se gjysma ime, shpirti im binjak, shtëpia ime, gruaja, e dashura, shoqja, mësuesja ime, nxënësja ime, busulla ime”. Ai theksoi se, gjatë sëmundjes, ajo tregoi veten “njeriun më të fortë” që familja dhe të gjithë të afërmit kishin njohur ndonjëherë.

Sipas njoftimit, varrimi i Lorinës do të zhvillohet ditën e shtunë, 19 shtator 2026, ndërsa pritjet për ngushëllime do të mbahen ditën e diel, të martë dhe të mërkurë, në orët 09:00–13:00 dhe 16:00–21:00, në Agjencinë Leba, Lagjja nr. 6, Rruga “Andon Naçi”, Durrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.