Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,668 ▲ +1.46% ETH $1,771 ▲ +2.13% XRP $1.1658 ▲ +5.03% SOL $81.7900 ▲ +0.84%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
roze

“Dasma e vitit” po afron: Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo!

Në prag të dasmës së tyre madhështore në Siçili, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po shijojnë momentet e fundit të qetësisë përpara nisjes së festimeve, që siç raportohet do të kushtojnë rreth 1 milion paund.

Çifti u pa mëngjesin e kësaj të enjteje, më 4 qershor, duke kaluar momente relaksi në ballkonin e suitës së tyre luksoze në hotelin “Villa Igiea”, në periferi të Palermos, ku një natë qëndrimi ka një kosto prej 6,000 paund.

Dua Lipa u shfaq e veshur në mënyrë të thjeshtë me një këmishë të lehtë blu, bikini dhe një fund plazhi, ndërsa kishte vendosur edhe një kapele sportive mbrapsht. Ndërsa bashkëshorti i saj, Callum Turner, u pa i veshur me këmishë dhe pantallona të shkurtra, teksa shijonin pamjen nga Deti Mesdhe.

Sipas raportimeve, çifti ka mbërritur në Siçili me avion privat një natë më parë, ndërsa dasma tre-ditore pritet të mbledhë rreth 300 të ftuar, përfshirë emra të njohur të showbiz-it. Në listën e të ftuarve përfliten emra të njohur si Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson dhe Charli XCX, ndërsa disa burime pretendojnë se do të ketë edhe performanca speciale gjatë eventit.

Festimet do të zhvillohen në disa vende në Palermo, përfshirë vila historike dhe ambiente ekskluzive të mbyllura për publikun. Bëhet e ditur se janë marrë masa të rrepta sigurie, përfshirë truproja, zona të kufizuara dhe marrëveshje konfidencialiteti për stafin.

Ndërkohë, pritshmëritë janë të larta edhe për pamjen e Duas, e cila pritet të veshë një fustan të personalizuar Versace, pasi më parë ka vizituar Milanon për të finalizuar detajet e tij.

Dasma e çiftit është përshkruar nga mediat ndërkombëtare si një nga eventet më të mëdha të showbiz-it të vitit, ndërsa qyteti i Palermos është kthyer në epiqendrën e vëmendjes botërore.

Dua Lipa dhe Callum Turner e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2024, pas daljes së parë së bashku në një afterparty në Londër, ndërsa në qershor 2025 këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre në një intervistë për British Vogue.

Çifti kurorëzoi dashurinë me një ceremoni intime civile në Old Marylebone Town Hall, më 31 maj 2026, në Londër, të ndjekur nga familjarë dhe miq të ngushtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.