☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Debate të forta në Turqi për dekretin e ri të emergjencës të Erdoganit

Në Turqi po formohet rezistencë kundër një dekreti të ri në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Opozita dhe Dhoma e Avokatëve druhen për vetëgjyqësi dhe madje për krijimin e skuadroneve të vdekjes.

Zërat e protestës nuk pushojnë. Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat sërish. Në këtë kuadër Presidenti Erdogan nxorri një dekret, që ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Veçanërisht debate ka ngjallur një lloj amnestie e përgjithshme edhe për civilët, të cilët ndihmuan në shtypjen e përpjekjes për puç kundër Erdoganit në verë 2016. Kritikët druhen, se kjo mungesë ndëshkimi mund të vlejë edhe për veprime të dhunshme, të cilat mund të ushtrohen tani ose në të ardhmen. Në dekretin e ri përjashtohen nga dënimi jo vetëm veprime kundër përpjekjes për puç dhe të ashtuquajturat “akte terroriste” të korrikut 2016, por edhe të tilla, të cilat drejtohen kundër “vazhdimit të tyre”. Përfaqësuesit e opozitës shohin këtu një kartë të bardhë për dhunë me motive politike deri në krijimin e skuadroneve të vdekjes. Dhoma e avokatëve paralajmëroi për vetëgjyqësi.

Ministri i Drejtësisë kundërshton

Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül nxitoi të martën për të dhënë siguri, se dekreti nuk është një amnesti e pakufizuar, por se mbulon vërtet vetëm ditët e përpjekjes për puç. Një dekret i ngjashëm sipas ministrit është lëshuar më parë për nëpunësit civilë, tani ai vetëm zgjerohet për të gjithë personat.

Shqetësimi i opozitës argumentohet me faktin se qeveria në Ankara i afron shpesh kritikët me terrroristët dhe puçistët. Prandaj reagimet ndaj dekretit qenë shumë të zemëruara. Në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, dekreti nuk mund të dërgohet as në gjykatë kushtetuese, kurse miratimi i Parlamentit nevojitet vetëm më pas.

CHP: Si në diktaturë

“Një gjë e tillë ndodh në diktatura, të cilat duan ta frikësojnë dhe terrorizojnë me milici civile shoqërinë,” u ankua zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, Bülent Tezcan. Kryetarja e partisë opozitare Lyi Meral Aksener shkroi në twitter “Dekreti i ri do ta çojë në luftë civile vendin.” Edhe paraardhësi në post i Erdoganit, Abdullah Gül, i cili bën pjesë në bashkëthemeluesit e AKP-së, i cili zakonisht tregohet i përmbajtur me kritika ndaj qeverisë, paralajmëroi për formulimin e dekretit. “Shpresoj se do të verifikohet, në mënyrë që të mos mundësojë ngjarje dhe zhvillime, të cilat të na shqetësonin të gjithëve në të ardhmen”, u shpreh ish-Presidenti i Turqisë.

Gjatë përpjekjes për puç u ndërmorrën veprime të dhunshme kundër ushtarëve, për  të cilët ishte e paqartë nëse morën pjesë vullnetarisht në puç apo ndoqën urdhërat. Më shumë se 2700 nëpunës shtetërorë janë pushuar tashmë me dekret, midis tyre janë edhe përfaqësues të drejtësisë dhe të forcave të sigurisë. Që prej përpjekjes për puç në korrik 2016 janë suspenduar ose pushuar më shumë se 150.000 nëpunës shtetërorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.