☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,752 ▲0.31%
DOW 53,823 ▲0.06%
NASDAQ 26,611 ▲0.63%
NAFTA 83.01 ▼0.23%
ARI 4,471 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,463 ▼ -0.14% ETH $1,888 ▲ +1.24% XRP $1.0095 ▼ -0.55% SOL $75.9600 ▲ +1.23%
S&P 500 7,752 ▲0.31 % DOW 53,823 ▲0.06 % NASDAQ 26,611 ▲0.63 % NAFTA 83.01 ▼0.23 % ARI 4,471 ▲0.66 % S&P 500 7,752 ▲0.31 % DOW 53,823 ▲0.06 % NASDAQ 26,611 ▲0.63 % NAFTA 83.01 ▼0.23 % ARI 4,471 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Politika

Debate të forta për Territorialen, Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturp

Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa.

Report tv mëson se kryetari i Bashkisë së Policanit është larguar nga mbledhja pas një përplasje me tone të ashpra me kryeminsitrin që ka shkuar deri në ofendime nga ana e tij.

Gjatë diskutimeve Rama i ka thënë Adriatik Zotkajt:

“Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”.

Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë, me argumentin se do të largohen shërbimet nga qytetarët i është përgjigjur:

“Komuniteti iu përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS”.

Një tjetër përplasje e ashpër ka qenë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

“Report tv” informon se Rama i është drejtuar me ironi:

“Ju udhëheqësit e mëdhenj!”.

Ndërsa Mema i është përgjigjur:

“Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje. (duke folur për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor).

Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja.

Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë debatuar me kyeministrin Rama dhe Arbjan Maznikun, duke i qëndruar argumenteve të tyre kundër shkrirjes së bashkive.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale.

Ndërsa kryetarët e bashkive, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin. Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Rroskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajnë statusin e bashkisë.

Mbledhja është përqendruar vetëm tek reforma territoriale, ndërsa ka pasur edhe bashki si Maliqi apo Këlcyra, të cilat nuk kanë shprehur kundërshti për mënyrën se si do të pozicionohen me hartën e re territoriale.

Në takimin që u mbajt në Kuç të Vlorës kanë qenë të pranishëm kryetarët e bashkive që preken nga ndryshimet e hartës territoriale si dhe kryetarët e bashkive qendër qarku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.