⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 92.68 ▼2.04%
ARI 4,337 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,415 ▲ +1.14% ETH $2,715 ▲ +2.7% XRP $1.6179 ▲ +9.85% SOL $120.5400 ▲ +6.26%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.68 ▼2.04 % ARI 4,337 ▲0.91 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 92.68 ▼2.04 % ARI 4,337 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

Debate te “Kultura”, Zhupa: Jashtë Kuvendit dhunoheshin qytetarët, krerë institucionesh në shërbim të krimit! Malaj: M

Diskutimet në Komisionin parlamentar për Kulturën gjatë seancës dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, kanë nisur me një debat mes deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, dhe deputetit socialist Erion Malaj.

Në qendër të debatit ishin tensionet në seancën e një dite më parë në Kuvend dhe protestës së opozitës.

Zhupa akuzoi mazhorancën se kishte penguar debatin në Parlament dhe ngriti pretendime për dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa Malaj kundërshtoi duke deklaruar se seanca kishte vijuar sipas Rregullores së Kuvendit dhe dënoi si dhunën ndaj protestuesve, ashtu edhe atë ndaj efektivëve të policisë.

“Të nderuar kolegë, dje asistuam në një seancë të turpshme plenare ku me forcën e kartonit çuat me votën tuaj menjëherë dy projektligje”, tha Zhupa, duke akuzuar mazhorancën se nuk lejoi Parlamentin të diskutonte kërkesën e opozitës për përgjegjësinë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputetja demokrate u ndal edhe te përplasjet jashtë Kuvendit. Zhupa ngriti gjithashtu akuza për funksionimin e institucioneve shtetërore, duke përmendur SHISH-in, AKSHI-n dhe Policinë e Shtetit. Sipas saj, situata prek edhe sigurinë kombëtare, për shkak të informacionit sensitiv që Shqipëria shkëmben me partnerët e NATO-s.

Pavarësisht kritikave, Zhupa tha se kishte marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për shkak të rëndësisë së projektligjit që po shqyrtohej, të cilin e cilësoi si një kërkesë të Bashkimit Europian. Ajo kërkoi që përpara miratimit të dëgjohen grupet e interesit.

Në përgjigje, deputeti Erion Malaj kundërshtoi pretendimin se mazhoranca kishte penguar debatin parlamentar. Sipas tij, kërkesa e opozitës për mocion me debat me kryeministrin duhet të ndiqte procedurën e parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit.

“Dje, nga ana juaj është kërkuar ndryshimi i rendit të ditës dhe mocion me debat, por mocioni me debat me kryeministrin nuk kalon nga ana e seancës plenare”, tha Malaj.

Ai argumentoi se kërkesa duhet t’i drejtohej kryetarit të Kuvendit, të trajtohej në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas të përfshihej në rendin e ditës. Sipas Malajt, për shkak se kjo procedurë nuk ishte ndjekur, mazhoranca kërkoi vijimin e rendit të ditës të miratuar më parë.

“U mbajtën tre orë dëgjesa për procedurë”, tha Malaj, duke shtuar se rëndësia e çështjeve të ngritura nga opozita nuk justifikon, sipas tij, shkeljen e Rregullores së Kuvendit.

Debati u zhvendos më pas te drejtësia dhe dhuna gjatë protestave. Malaj tha se mazhoranca nuk ndërhyn në çështjet që i përkasin drejtësisë dhe se kushdo që rezulton përgjegjës duhet të përballet me të.

Për protestën, deputeti socialist tha se nuk është dakord as me dhunën ndaj protestuesve dhe as me dhunën apo fyerjet ndaj punonjësve të policisë.

“Si ju vjen keq që një protestues është dhunuar, duhet t’ju vijë keq edhe për një polic, zonja Zhupa, se polici nuk është i imi, është i shtetit shqiptar, nuk është i partisë time. Asnjë formë dhune nuk është e drejtë të kryhet nga secili, edhe mos e trajtoni në atë mënyrë se po i hidhni benzinë zjarrit. Edhe ne nuk do t’i qëndrojmë asnjërit në krah kur përballet me drejtësinë”, iu drejtua Malaj deputetes demokrate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.