🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,698 ▼0.58%
DOW 51,563 ▼0.51%
NASDAQ 26,887 ▼0.67%
NAFTA 92.84 ▲0.47%
ARI 4,168 ▼3.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,612 ▼ -0.96% ETH $2,681 ▼ -0.21% XRP $1.4987 ▼ -1.27% SOL $119.0400 ▼ -2.29%
S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 % S&P 500 7,698 ▼0.58 % DOW 51,563 ▼0.51 % NASDAQ 26,887 ▼0.67 % NAFTA 92.84 ▲0.47 % ARI 4,168 ▼3.55 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’k

Për më shumë se 3 orë Komisioni i Ligjeve debatoi për projektligjin e hartuar nga demokratët për ndarjen e vendit në 100 bashki.

Nënkryetari i Komisionit Oerd Bylykbashi kërkoi që nisma e opozitës për hartën e re territoriale të shqyrtohet së bashku me nismën e Partisë Socialiste përsa kohë që janë dy projektligje për të njëjtën çështje.

Por kjo kërkesë e PD parashikon që të nisë edhe njëherë procesi i konsultimit për 2 muaj e vetëm në fund të muajit nëntor parlamenti të votojë për hartën e re territoriale, duke e bërë të pamundur që ajo të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Një kërkesë kjo e papranueshme për PS.

“Kemi ngutje sepse ne duam që nisma e deputetëve të PS të votohet brenda afateve në të cilat Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor, sepse ne duam të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme. Ky është qëndrimi ynë politik”, tha Ulsi Manja.

Partia Demokratike akuzoi mazhorancën se prej një viti po zhvillon një proces fals diskutimi e konsultimi, pasi sipas saj numri i bashkive ishte përcaktuar nga kryeministri kohë më pare.

Mazhoranca e rrëzoi me votë kërkesën e opozitës duke vazhduar procesin e dëgjesave për projektligjin e propozuar nga deputetët socialistë.

Drafti i hartuar nga PS parashikon ndarjen e vendit ne 46 bashki dhe pritet të votohet javën e ardhshme në 8 tetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.