Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!
Në Angli vazhdon zhurma për çështjen Manchester City dhe në të gjithë këtë përfshihet edhe këngëtari i bandës së njohur muzikore ‘Oasis’, Liam Gallagher.
Ky i fundit që është një tifoz i flaktë i Citizens iu është përgjigjur të gjithë atyre që bëjnë shaka në lidhje me sanksionet e mundshme ndaj për heqje të madhe pikësh dhe rënie nga kategoria për thyerje të rregullave financiare të Premier League.
‘Dikush nga një pozicion shumë të lartë më tha se nëse do të humbasim në apel, gjë që nuk do të ndodhë, do të dënohemi me gjobë dhe bllokim të merkatos së transferimeve, kjo do të jetë e gjitha. Kështu që të gjithë ju, të dëshpëruarit neurotike, mbylleni gojën njëherë e mirë’-shkruante këngëtari i njohur në një postim në rrjetet sociale duke iu referuar një informacioni të mundshëm të marrë nga dikush që shumë pranë kupolës drejtuese që po zhvillojnë të gjithë procesin gjyqësor.
Që nga momenti që në media u publikua vendimi ndaj Manchester City, pjesa më e madhe e tifozëve angleze e kritikuan ashpër klubin dhe metodën e ndjekur në realizimin e blerjeve në merkato në vitet e fundit. Shumë prej tyre, kryesisht nga klubet rivale, kërkojnë një ndëshkim ekzemplar, që thuajse në të gjitha rastet do të sillte rënien nga kategoria.
Liam Gallagher është imazhi i tifozëve të Citizens që mbrojnë pafajësinë e klubit dhe kërkojnë që në rast se do të rrëzohet apeli, sanksioni i klubit të jetë vetëm administrativ dhe të mos prekë aspektin sportiv.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.