⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,702 ▼0.53%
DOW 51,609 ▼0.42%
NASDAQ 26,906 ▼0.6%
NAFTA 92.59 ▲0.19%
ARI 4,168 ▼3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,900 ▼ -0.77% ETH $2,696 ▲ +0.21% XRP $1.5055 ▼ -1.29% SOL $119.6400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 % S&P 500 7,702 ▼0.53 % DOW 51,609 ▼0.42 % NASDAQ 26,906 ▼0.6 % NAFTA 92.59 ▲0.19 % ARI 4,168 ▼3.56 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Erdogan takon Hendrik Wust, pasardhësi i mundshëm i Merz

ANKARA, 28 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti sot në Ankara drejtuesin e landit gjerman të Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wust, në një takim të pazakontë ku u diskutuan marrëdhëniet ekonomike, lidhjet mes Turqisë dhe BE-së dhe rregullat për vizat.

Hendrik Wust është kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen, një nga 16 njësitë kryesore administrative të Gjermanisë.

Ai konsiderohet nga disa qarqe politike, si një emër që mund të pasojë në të ardhmen kancelarin Friedrich Merz, i cili po përballet me presion politik.

Megjithatë, Wust tha dje se nuk ka ndërmend të bëhet kancelar.

Takimi me Erdogan zgjati rreth 50 minuta dhe është i pazakontë, pasi presidenti turk zakonisht nuk pret në takime drejtuesit e landeve gjermane.

Një arsye për rëndësinë e këtij takimi është se Nordrhein-Westfalen ka komunitetin më të madh me origjinë turke në Gjermani.

Gjatë takimit, Wust kërkoi që të përmirësohen marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Ai mbështeti modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi, rregullave që lehtësojnë tregtinë mes tyre; procedurat e shpejta për vizat e biznesit dhe forcimin e bashkëpunimit me kompanitë turke.

Sipas zyrës së Wust, Turqia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për kompanitë e Nordrhein-Westfalen, si një vend ku mund të prodhojnë dhe si një mënyrë për të pasur më shumë alternativa për furnizimin me mallra dhe materiale.

Wust vlerëson komunitetin turk në Gjermani

Vizita lidhet edhe me 65-vjetorin e marrëveshjes së vitit 1961, përmes së cilës Gjermania Perëndimore lejoi ardhjen e punonjësve nga Turqia për të punuar në vend.

Sot rreth 3 milionë persona me origjinë turke jetojnë në Gjermani.

Rreth një e treta e tyre jetojnë në Nordrhein-Westfalen.

Wust tha se komuniteti turk ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, duke punuar në industri, ndërtim dhe sektorë të tjerë.

Ai tha gjithashtu se njerëzit me origjinë turke, që njohin gjuhën dhe kulturën gjermane dhe turke, janë një mundësi për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.

Vizita dhe çështja e të drejtave të njeriut

Gjatë vizitës në Ankara, Wust vizitoi edhe mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturk, themeluesit të Turqisë moderne.

Por vizita zhvillohet edhe në një kohë kur Turqia kritikohet për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE, janë pezulluar prej vitesh për shkak të shqetësimeve lidhur me demokracinë, shtetin ligjor dhe të drejtat themelore.

Kritika ka pasur edhe për arrestimin e kundërshtarëve politikë të Erdogan, veçanërisht Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i Stambollit dhe një nga rivalët e tij politikë.

Wust tha se gjatë vizitës, u përqendrua te bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Turqisë, duke argumentuar se çështjet problematike mund të diskutohen më mirë kur marrëdhëniet mes vendeve janë të forta. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.