⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,701 ▼0.54%
DOW 51,615 ▼0.41%
NASDAQ 26,902 ▼0.61%
NAFTA 92.55 ▲0.15%
ARI 4,170 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $84,009 ▼ -0.56% ETH $2,701 ▲ +0.45% XRP $1.5065 ▼ -1.06% SOL $119.9000 ▼ -1.75%
S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,615 ▼0.41 % NASDAQ 26,902 ▼0.61 % NAFTA 92.55 ▲0.15 % ARI 4,170 ▼3.51 % S&P 500 7,701 ▼0.54 % DOW 51,615 ▼0.41 % NASDAQ 26,902 ▼0.61 % NAFTA 92.55 ▲0.15 % ARI 4,170 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Opinion

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

Nga Mero Baze

Kemi dy qëndrime të ndryshme të përfaqësuesve të drejtësisë së re ndaj ligjit dhe të drejtave kushtetuese.

Nga njëra anë, një gjykatë miraton një rregullore që kufizon transparencën, informimin e publikut dhe mundësitë e avokatëve për të ushtruar lirisht profesionin. Nga ana tjetër, gjyqtarët reagojnë në bllok kundër një ligji të Kuvendit që përcakton nivelin e rritjes së pagave të tyre.

Në rastin e parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një rregullore të hartuar nga drejtuesi i saj, e cila cenon transparencën e proceseve gjyqësore. Ajo kufizon të drejtën e gazetarëve për të informuar publikun dhe vështirëson punën e avokatëve gjatë procesit, duke u mohuar përdorimin e mjeteve të punës dhe mundësinë e komunikimit normal me klientët e tyre.

Për këtë arsye, gazetarët i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e pikave të rregullores që cenojnë lirinë e informimit. Avokatët, nga ana tjetër, kanë bojkotuar seancat, pasi nuk pranojnë të kthehen në kukulla që mbushin karriget e sallës së gjyqit pa pasur mundësi të ushtrojnë të drejtat themelore të mbrojtjes.

Por drejtësia e re jo vetëm që nuk është shqetësuar nga kjo përplasje me gazetarët dhe avokatët, por duket e vendosur ta thellojë krizën, pa i dhënë asnjë mundësi dialogut dhe ndryshimit të rregullores.

Të njëjtët përfaqësues të drejtësisë, nga ana tjetër, refuzojnë të pranojnë një ligj të propozuar nga qeveria dhe të miratuar nga Kuvendi për rritjen e pagave të tyre, pasi ai nuk përmbush pritshmëritë që ata kanë vendosur vetë.

Kështu, gjyqtarët që nuk tregojnë ndjeshmëri ndaj normave kushtetuese të transparencës, lirisë së informimit dhe ushtrimit të profesionit të avokatit, kërkojnë respektimin pa kushte të çdo norme apo vendimi që lidhet me interesat e tyre financiare.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Kuvendi nuk mund t’i shpërfillë ato dhe ka detyrimin të përshtatë legjislacionin me urdhërimet e Gjykatës Kushtetuese. Por kjo nuk do të thotë se Gjykata mund t’u diktojë deputetëve se si duhet të votojnë apo të përcaktojë vetë shumën e pagave që duhet të miratojë Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese mund të përcaktojë kufijtë brenda të cilëve duhet të veprojë ligjvënësi, por nuk mund të zëvendësojë Kuvendin. Deputetët kanë detyrimin të respektojnë vendimin kushtetues, por ruajnë përgjegjësinë politike dhe kushtetuese për përmbajtjen e ligjit që votojnë.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese nuk mund të përdoret si çek i bardhë që gjyqtarët të përcaktojnë vetë pagat e tyre dhe t’ia imponojnë shumën Kuvendit. Kjo do ta kthente një pushtet që duhet të kontrollojë zbatimin e ligjit në një sindikatë që negocion me presion interesat e veta financiare.

Paradoksi është se sot kemi një pjesë të drejtësisë që kufizon transparencën dhe llogaridhënien, duke rrezikuar vijimin normal të proceseve për shkak të bojkotit të avokatëve, ndërsa, nga ana tjetër, refuzon dialogun me qeverinë dhe kundërshton ligjin e miratuar nga Kuvendi për pagat e veta.

Ky është një moment i rëndë për integritetin profesional të institucioneve të drejtësisë. Ato japin një shembull kur janë vetë subjekt i ligjit dhe një shembull tjetër kur duhet të respektojnë të drejtat kushtetuese të gazetarëve, avokatëve dhe të akuzuarve.

Kur janë përballë qeverisë dhe Kuvendit për pagat, gjyqtarët sillen si sindikalistë. Kur janë përballë gazetarëve dhe avokatëve, sillen si qeveri që nuk pranon të japë llogari.

Vetëm me ligjin nuk duan më të kenë punë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.