Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,788 ▼1.17%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 93.68 ▲2.4%
ARI 4,407 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,448 ▼ -1.16% ETH $2,484 ▼ -0.5% XRP $1.4241 ▲ +1.56% SOL $103.2400 ▼ -1.07%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,788 ▼1.17 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 93.68 ▲2.4 % ARI 4,407 ▼1.55 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,788 ▼1.17 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 93.68 ▲2.4 % ARI 4,407 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Politika

DEBATI/ “Hiqe këtë pankartë!”, Muharremi përplaset ashpër me aktivistin në studio: Kjo s’është protestë, janë hu

Këshilltari socialist Alfred Muharremi u përplas me aktivistin e Ilir Xhemalaj lidhur me protestën qytetare para Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Të ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Muharremi vuri në dukje elementët e dhunshëm të protestës, të cilët sipas tij kërkojnë destabilitet.

Ndërkohë, aktivisti Xhemalaj shfaqi një nga pankartat e protestës ku shkruhet:

“Erdhën plehrat në landfill”, duke iu referuar deputetëve.

Gjatë debatit me tone të ashpra, Muharremi i kërkoj aktivistit ta heqë pankartën, pasi 140 deputetët përfaqësojnë 1,5 milionë votues.

Debati Xhemalaj-Muharremi:

Ilir Xhemalaj: Ky ishte mesazhi me të cilin ne protestuam. Derisa të largohen deputetët që nuk e përfaqësojnë më… Të gjithë janë bashkëfajtor të sistemit. Derisa nuk flasin për hallet që kanë njerëzit. Kjo ishte një nga pankartat kryesore sot. Kemi 36 vjet që s’ndryshon asgjë. Ky vend po zbrazet dhe po shitet. Ka një axhendë për largimin e popullit shqiptar.

Alfred Muharremi: Është një protestë që ka edhe elemente të mira edhe negative për destablitetin e vendit. Këtë pankartën të lutem ta heqi! Sepse nëse ai fut 140 deputetë, ata janë votuar nga 1,5 milionë qytetarë. Nëse pretendon se je shumica ke gjetur vendin e gabuar dhe vazhdo sepse s’do jesh kurrë shumicë me këtë qasje, ku gjuhën e parë keni urrejtjen, të dytën ofendimin dhe këto linçuesit. Thotë i nderuari të iki sistemi, kanë ikur të rinjtë, po të rinjtë që janë pjesë e partive politike. Edhe të rinjtë janë pjesë e linçimit.

Ilir Xhemalaj: Kryeministri na ka quajtur terroristë, na ka quajtur kriminelë! Na kanë quajtur agjentë.

Alfred Muharremi: Nëse ti nuk distancohesh nga këta individë që kërkojnë destabilitet…Kjo s’është protestë! Këta janë huliganë.

Ilir Xhemalaj: Kjo është protesta më e bukur që ka pasur Shqipëria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.