“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!
Juristi Ylli Manjani është shprehur në “Top Story” kundër arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Manjani gjithashtu u ndal edhe te Parlamenti Europian, të cilin e quajti si “institucionin më të papunë në Europë”.
Erion Veliaj nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herët, sipas pikëpamjes time. Një gjyqtar që gjykon një akuzë penale, kur nuk ka masë sigurie mbi kurriz, e ka shumë më të kollajtë kur nuk e ka procesin e masës së sigurisë. Gjyqtarët që gjykojnë dosjen “Partizani” janë shumë më të relaksuar, sepse nuk ka masë sigurie në kurriz.
Së dyti, në Shqipëri flasin të huajt, sidomos këta njerëzit pa punë të PE-së, unë nuk kam ndonjë respekt për këta. Patrlamenti Europian është institucioni më papunë në Europë. Nëse je shok i Gaz Bardhit, do flasësh si Gaz Bardhi. Kaq është Parlamenti Europian”, tha Manjani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.