☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 92.03 ▼4.22%
ARI 4,380 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,742 ▲ +6.85% ETH $2,773 ▲ +5.33% XRP $1.5106 ▲ +7.12% SOL $118.4600 ▲ +7.37%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.03 ▼4.22 % ARI 4,380 ▼1.01 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.03 ▼4.22 % ARI 4,380 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

“U zhgënjeva dhe u çudita”, Christopher Hill flet në Euronews për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Në një intervistë ekskluzive për “Now me Erla Mëhillin”, foli live nga SHBA Christopher Hill, i cili ka qenë i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën dhe njëkohësisht dëshmitar në procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hill tha se u zhgënjye dhe u çudit nga vendimi për dënimin me 81 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa u ndal te dëshmia e tij në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit.

“Reagimi im i parë, me sinqeritet, mund t’ju them, është se është e vështirë të parashikosh se cili do të ishte vendimi. Kur e dëgjova këtë dënim me 25 vite, u çudita dhe isha shumë i zhgënjyer. Kisha folur në mbrojtje të zotit Thaçi te Tribunali në Hagë dhe, sipas këndvështrimit tim, ai ka qenë gjithmonë pranë meje dhe po përpiqej të gjente një mënyrë paqësore për luftën.

Kam qenë shumë i zhgënjyer nga lajmi i dënimit. Sigurisht, ky është një vendim gjykate dhe diplomatët e kanë të kufizuar të flasin. Duhet të presim avokatët.

Sipas këndvështrimit tim të asaj kohe, UÇK-ja ishte shumë më pak e organizuar nga ç’thonin vetë anëtarët e saj, por ishte ideja që ajo donte të prezantohej si mirëorganizuar. Ideja se ata ishin të mirëintegruar nga pjesa e poshtme te pjesa e sipërme, ky këndvështrim mua s’më ka bindur asnjëherë.

Gjithsesi, puna ime ishte të gjenim ndonjë mënyrë të gjenim paqe, për të siguruar të drejtat e njerëzve dhe për të ecur përpara.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.