☁️
Tiranë 36°C · Vranët 06 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.17%
DOW 54,349 ▲0.49%
NASDAQ 26,363 ▼0.83%
NAFTA 75.20 ▼0.03%
ARI 4,321 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,672 ▲ +0.76% ETH $1,905 ▲ +1.73% XRP $1.0452 ▼ -1.63% SOL $73.3800 ▼ -0.85%
S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 % S&P 500 7,724 ▼0.17 % DOW 54,349 ▲0.49 % NASDAQ 26,363 ▼0.83 % NAFTA 75.20 ▼0.03 % ARI 4,321 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Kosova

Deklaratat përmbyllëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët nga 10 deri më 14 shtator

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se është caktuar mbajtja e deklaratave përmbyllëse në çështjen Prokurorja e Specializuar në rastin kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar në orën 9:30.

Seancat do të jenë publike dhe mund të përcillen në shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së, ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.

Në njoftim bëhet e ditur se për të përcjellë seancat nga galeria për publikun, nevojitet regjistrim paraprak.

“Janë të lutur të regjistrohen paraprakisht edhe gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra emedias. Për t’u regjistruar paraprakisht, dërgoni mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org me emrindhe mbiemrin tuaj, shtetësinë, datën e lindjes dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit, dhe në rreshtin e lëndës shënoni ‘Deklaratat Përmbyllëse’”, thuhet në njoftim.

Afati i fundit për regjistrimin paraprak është të premten, 14 gusht 2026, në orën 18:00.

Sipas Aktakuzës, të publikuar nga Gjykata Speciale midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.

Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Kuçi që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara.

Kuçi pretendohet gjithashtu se kontaktoi edhe një tjetër dëshmitar të Prokurorisë me nismën e vet.

“Ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës).

Ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut janë ngritur, për secilin, një akuzë për vepra penale kundër rendit publik (tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare) dhe një akuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).

Ndaj Hajredin Kuçit janë ngritur dy akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike (mosbindje ndaj gjykatës).

Isni Kilaj u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 2 dhe 3 nëntor 2023 dhe u paraqit para Gjykatësit të Vetëm më 4 nëntor 2023.

Më 3 maj 2024,Gjykatësi i Vetëm urdhëroi lirimin e Kilajt në Kosovë me kushte të rrepta, për shkak të vonesave të konsiderueshme të procesit, duke konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të tij do të ishte i paarsyeshëm.

Pas konfirmimit të Aktakuzës, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u arrestuan dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 5 dhe 6 dhjetor 2024. Hashim Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit, ndërsa Hajredin Kuçi u thirr për t’u paraqitur në seancën e paraqitjes së parë. Të gjithë të akuzuarit u vetëdeklaruan ‘të pafajshëm’ për akuzat.

Në dhjetor 2025, Isni Kilaj u lirua me kusht në Kosovë në bazë të vendimit të Gjykatësit të Vetëm.

Në shkurt 2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan gjithashtu me kusht.

Gjykimi filloi më 27 shkurt 2026. Më 13 mars 2026, Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave.

Deri më 30 korrik 2026, të gjitha ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave.

Më 5 gusht 2026, Gjykatësi i Vetëm mbylli procedurën e paraqitjes së provave dhe caktoi datat për dosjet gjyqësore përfundimtare, dosjet e kundërpërgjigjeve, dhe deklaratat përmbyllëse”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.