Dekriminalizimi, Rroshi u qëndron pohimeve të formularit
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi u paraqit në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime në lidhje me akuzën për falsifikim të formularit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Ai tha se u qëndron atyre që ka deklaruar në formular dhe ka ripërsëritur në publik, ndërsa në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për të shpjeguar këto qëndrime, ka kërkuar që më parë të sigurohen dokumentat nga vende të tjera në lidhje me të shkuarën e tij.
Më 10 tetor, Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje për kryebashkiakun e Kavajës, derisa Prokuroria t’u japë drejtim hetimeve të nisura ndaj tij.
Vetë Rroshi i absurde akuzat e ngritura kundër tij. Ai thotë se është krejtësisht i pastër në Itali, pasi dënimi që ka marrë si minoren është fshirë në vitin 2000, ndërsa për rastin e Zvicrës thotë se është dëbuar si mijëra shqiptarë të tjerë për mungesë dokumentacioni.