Đeljošaj: Votova për standard më të lartë të qytetarëve, “Euro model” do të sjellë deri në një miliard euro në treg
Ministri shqiptar i Zhvillimit Ekonomik thotë se rritja e pagave minimale në 1.000–1.400 euro nga janari nuk duhet të trembë askënd; e cilësoi si investim dhe kërkoi grante më të mëdha për bizneset
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, deklaroi sot se ka votuar pro “Euro modelit” për rritjen e pagave, duke theksuar se e ka mbështetur planin për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, edhe pse kjo do të thotë kosto më të larta për bizneset. Deklaratat e tij, të bëra pas mbledhjes së Qeverisë, u pasqyruan nga portali ekonomik malazez Bankar.me.
“Glasao sam za veći standard građana, bez obzira što će privrednici imati veći trošak”, citoi portali fjalët e ministrit shqiptar, i cili theksoi se nuk duhet të ketë frikë nga “Euro modeli”, pasi sipas tij ai do të sjellë nga 700 milionë deri në një miliard euro para të reja në treg.
Kryeministri Milojko Spajiç ka propozuar që nga janari pagat minimale në Mal të Zi të rriten në 1.000–1.400 euro, ndërsa Gjeloshaj e cilësoi këtë lëvizje si një investim në ekonomi dhe jo thjesht një shpenzim. Ai kërkoi gjithashtu që bizneset të mbështeten me grante më të mëdha shtetërore për të përballuar kostot e rritura.
Ministri shtoi se shteti qëndron pas Fondit PIO, duke iu përgjigjur shqetësimeve se rritja e pagave mund të rrezikojë sistemin e pensioneve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.