Demo në takimin ndërkombëtar në Itali: Lufta kundër drogës nis me parandalimin dhe rehabilitimin
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.
Në fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që përballen me varësinë.
Përballja me këtë fenomen kërkon përgjegjësi të përbashkët, bashkëpunim ndërkombëtar dhe politika të qëndrueshme që synojnë jo vetëm luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, por edhe parandalimin e pasojave sociale dhe shëndetësore të varësive.
“Parandalimi, rehabilitimi dhe riintegrimi përbëjnë elemente thelbësore të një strategjie afatgjatë, me në qendër mbrojtjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për një jetë të shëndetshme e të sigurt”, thekson Demo, në një postim në rrjetet sociale.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.