☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.73 ▲1.7%
ARI 3,953 ▼1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,308 ▼ -3.65% ETH $2,230 ▼ -4.23% XRP $1.2470 ▼ -3.63% SOL $95.9500 ▼ -4.78%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.73 ▲1.7 % ARI 3,953 ▼1.93 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Denaj: Përfitojnë individë me të ardhura të ulëta edhe nëse biznesi i tyre ka qenë i hapur

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se qeveria po harton një tjetër paketë mbështetëse fokusuar kryesisht te biznesi i vogël.

Në një prononcim për media, Denaj tha se paketa sërish fokusohet te biznesi i vogël për të mbështetur kryesisht individët me të ardhura të ulëta, që u goditën nga masat shtrënguese të qeverisë për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.

“Po bëhemi gati të prezantojmë javën që vjen një paketë mbështetëse të zgjeruar kryesisht për biznesin e vogël. Ne përsëri fokusohemi të individët me të ardhura të ulëta që janë goditur nga kjo situatë, pavarësisht nëse biznesi i tyre ka qenë i hapur apo jo”, u shpreh ministrja Denaj.

Ministrja theksoi se në fokus të qeverisë është edhe biznesi i madh.

“Ne jemi duke punuar që edhe biznesi i madh të ketë një rritje të mbështetjes. Fondi i garancisë që ne kemi vënë në dispozicion mund të zgjerohet, duke I dhënë mundësinë biznesit të madh që të përdorë fondin e garancisë, jo vetëm për paga, por edhe për kapitalin qarkullues”, deklaroi ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.