⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼1.24%
DOW 50,702 ▼1.76%
NASDAQ 24,238 ▼1.11%
NAFTA 85.57 ▼0.17%
ARI 3,850 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,000 ▼ -1.79% ETH $1,799 ▼ -1.3% XRP $0.9674 ▲ +1.01% SOL $73.0300 ▲ +2.17%
S&P 500 7,324 ▼1.24 % DOW 50,702 ▼1.76 % NASDAQ 24,238 ▼1.11 % NAFTA 85.57 ▼0.17 % ARI 3,850 ▼0.07 % S&P 500 7,324 ▼1.24 % DOW 50,702 ▼1.76 % NASDAQ 24,238 ▼1.11 % NAFTA 85.57 ▼0.17 % ARI 3,850 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

“Dënimi i Thaçit është kryekëput politik”- Ish-ambasadori Bimo: Mes Tiranës dhe Prishtinës ka një përçarje evident

Ish-ambasadori Roland Bimo, në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe Tiranë, duke u ndalur te vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i dënuar me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë.

Bimo e cilësoi vendimin si politik, ndërsa ngriti shqetësimin për përçarjen mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe mungesën e koordinimit mes dy vendeve.

Sipas tij, situata aktuale tregon një mungesë bashkërendimi që nuk ka qenë e pranishme më parë.

Ai u ndal edhe te incidenti me këngën, duke theksuar se çështje të tilla nuk mund të konsiderohen të parëndësishme, pasi mund të jenë tregues të problemeve më të thella ose të veprimeve të qëllimshme.

“Historikisht në këtë pjesë të botës nuk kemi qenë ne vendimmarrësit kryesor. Kam përshtypjet se nga gjithçka ndodh, apo dënimi që është kryekëput politik dhe kjo është temë më vete. Por ajo që ndodh është përçarja evidente, jo vetëm Shqipëri Kosovë, por ke një mungesë koordinimi që nuk ka qenë i tillë. Kënga, që mund ta marrim si një gjë të parëndësishme por nuk është sepse duke ditur protokollet do të thotë ose armiku ka penetruar thellë, ose është e qëllimshme. Nuk kalohet me ndjesë. Dhe elementi i tretë është moskuptimi nga këta që bëjnë politikë si në Prishtinë si në Tiranë. Dikush do që një Ballkan të mbetet një fuqi baruti, sikurse mund t’i interesojë edhe dikujt në Europë që ka interes që të mos mbyllen luftërat. Por ne jemi shpresëplotë që do t’i japim fund kësaj situate duke u bërë anëtarë në BE bashkë me Malin e Zi”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.