☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,311 ▼1.42%
DOW 50,635 ▼1.89%
NASDAQ 24,186 ▼1.32%
NAFTA 85.35 ▼0.43%
ARI 3,845 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,759 ▼ -2.11% ETH $1,791 ▼ -1.87% XRP $0.9631 ▲ +0.14% SOL $72.7900 ▲ +1.55%
S&P 500 7,311 ▼1.42 % DOW 50,635 ▼1.89 % NASDAQ 24,186 ▼1.32 % NAFTA 85.35 ▼0.43 % ARI 3,845 ▼0.2 % S&P 500 7,311 ▼1.42 % DOW 50,635 ▼1.89 % NASDAQ 24,186 ▼1.32 % NAFTA 85.35 ▼0.43 % ARI 3,845 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

“Na zunë në befasi”- Beqiri: Duhet një plan kombëtar për situatën e Kosovës! Gjyqi i dytë ndaj Thaçit, më i rrezik

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai është shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre, përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi vendimin ndaj Thaçit, duke u shprehur se Kosova duhet të kishte qenë më e përgatitur për zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale.

Sipas Beqirit, që në momentin e krijimit të kësaj gjykate, objektivat e saj kanë qenë të qarta për ata që e ngritën, ndërsa Kosova është gjendur disa herë në “befasi”.

Avokati theksoi se përballë kësaj situate nevojitet një plan kombëtar, pasi, sipas tij, zhvillimet në Hagë vënë në pikëpyetje edhe pavarësinë e Kosovës. Ai pretendoi gjithashtu se Serbia synon që luftën e UÇK-së ta paraqesë si terroriste dhe si një luftë të padrejtë.

“Jemi shumë të pavëmendshëm dhe neve na kalojnë gjërat. Nuk dimë që në fillim të gjërave t’i kuptojmë skenarët që përgatiten dhe që, nëse na humbet një betejë, të paktën të jemi të përgatitur për çështjen tjetër.

Qysh me ngritjen e kësaj gjykate, ata që e kanë ngritur i kanë pasur të qarta objektivat që do të arrinin dhe ku do të përfundonin me gjykimet. Ligjin e kanë ndërtuar në një mënyrë të tillë që na zunë në befasi kur ishte projekt, na zunë në befasi edhe kur e votuam në Parlament, por ata po na zënë në befasi edhe tani, sepse na kaloi edhe gjyqi i gjykatës së shkallës së parë me dënime kaq të rënda.

Duhet një plan kombëtar për këtë situatë, sepse këtu vihet në pikëpyetje pavarësia e Kosovës. Duam apo nuk duam ne, fundin e ka këtu. Serbia, me çdo kusht, do që luftën e UÇK-së ta konsiderojë terroriste, dëshiron të ketë qenë një luftë e padrejtë. Ky gjyqi i dytë është më i rrezikshëm dhe më i rëndë se gjyqi i parë. Se në gjyqin e parë ke plot argumente që të bëhesh shumë i besueshëm në Strasburg, që është gjyq politik. Kjo e dyta e forcon të parën”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.