☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Sporti

Derbi me Milanin për Doue, Interi ndjek dhe dy profile të tjera për krahun e djathtë

Zikaltrit po shpejtojnë për të zëvendësuar izraelitin Khalaili, që dështoi në vizitat mjekësore. Pëlqehet lojtari i Bregut të Fildishtë, por ka edhe dy alternativa të tjera.

Interit, pas “Jo”-së së Palestra-s dhe polemikave me agjentin e tij, iu desh të pranonte edhe dështimin për transferimin e Anan Khalaili. Rinis kështu sulmi zikaltër për krahun e djathtë, për t’i dhuruar trajnerit Chivu atë që do të jetë zëvendësuesi i Dumfries, që ka kaluar te Real Madrid.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë shumë besim se do ta gjejnë shpejt lojtarin e krahut. Ideja e parë është Guela Doue i Strasburg, klubit francez që kërkon më shumë se 30 milionë euro për 23-vjeçarin.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ndiqet edhe nga Milani dhe duket se do të jetë një derbi në merkato. Milani ndërkohë po përpiqet të sistemojë së pari krahun e majtë, me ikjen e Estupinan dhe ardhjen e mundshme të Mazraoui. Interi ndërkohë po sheh edhe profile të tjera.

Një emër i vlerësuar nga klubi zikaltër është ai i ish-lojtarit të Genoa, Djed Spence. Anglezi, protagonist edhe në Botëror, ka kontratë me Tottenham deri në 2029-ën, por nëpërmjet agjentëve e ka hapur rrugën për një tratativë mes klubeve.

Në listën e Interit është edhe Nahuel Molina, aktualisht tek Atletico Madrid. Gjithçka varet nga oferta dhe disponibiliteti për të veshur fanellën e Interit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.