🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Dëshmia e Rulit “zhyt” Berishën/ Frrok Çupi: Saliu përdori vendimet në favor të familjes dhe korrupsionit

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Frrok Çupi foli për dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli të dhënë në SPAK.

Gjatë intervistës, Çupi theksoi se u vërtetua se Sali Berisha në atë kohë ka përdorur të gjitha vendimet, në favor të familjes dhe të korrupsionit.

Gjithashtu ai nënvizoi se pritet që të ketë ndikime edhe te krime të tjera që sipas tij janë kryer nga Berisha ‘nën ombrellën shtetërore’.

“Me dëshminë e tij në SPAK, dëshmoi integritet. Por duhet thënë që PD është tërhequr në krim. Ndërsa themeluesit e PD për arsye të korrupsionit të kryetarit të partisë, po thërriten një nga një nëpër gjyqe. Dhe pas Gencit do i shohim të gjithë një për një. Me dëshminë e Genc Rulit u vërtetua se kryeministri i kohës i ka përdorur të gjitha ligjet në favor të familjes dhe korrupsionit. Një histori e tërë e privatizimit, sidomos e Partizanit. Ruli dëshmon që Berisha kishte vendosur që prona. E njëjta gjë do të ndodhë me ministrat e tjerë…”, tha më tej Çupi.

Më tej shtoi se në Partinë Demokratike ka shumë ‘tirani’ dhe se sipas tij nuk është vetëm Berisha, por ka edhe shumë të tjerë që janë nën akuzë.

“Në PD ka një tirani që nuk mund të preket për arsye të krimit. Nuk është vetëm ish-kryeministri që është në akuzë, janë shumë njerëz nën akuzë. Ka dëshmi të tjera të panjohura që i mban Berisha. Dhe çdo zë që kërkon largimin e Mulit apo të tjerëve është një zë armiqësor për Berishën”, tha mes të tjerash Çupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.