🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.04 ▲0.68%
ARI 4,155 ▼3.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,614 ▼ -1.38% ETH $2,686 ▼ -0.34% XRP $1.4929 ▼ -2.72% SOL $119.0300 ▼ -3.4%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.04 ▲0.68 % ARI 4,155 ▼3.84 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.04 ▲0.68 % ARI 4,155 ▼3.84 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

Një sistem të dështuar e ka cilësuar ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shërbimin e inteligjencës shqiptare, pas skandalit me drejtuesen Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen “AKSHI”.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ish-ministri Lleshaj ngre dy hipoteza për ngjarjen.

“Ka dështuar sistemi i shërbimit të inteligjencës, ka funksionuar një sistem tjetër që është SPAK, por ky ka funksionuar pasi ka dështuar shish që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ka dy hipoteza: Ose sistemi ka lejuar infiltrimin e një personi pa integritetin dhe kredencialet e nevojshme për të qenë në krye të shërbimit dhe ky është dështimin i sistemit, ose ka hyrë një person me integritet dhe brenda sistemit SHISH ka humbur integritetin. Nuk kemi sistem kur nuk ke një ligj për shërbimin”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Arsyetimin e tij për dështimin e sistemit, Lleshaj e bazon edhe në mos parandalimin e personave të papërshtatshëm, në SHISH, çka është dhe detyrë parësore e tij. Në këndvështrimin e ish-ministrit, njerëzve që duhet t’u besohet kjo detyrë dhe të kenë integritet dhe të jenë provuar

Është çështje sistemi dhe njerëzish, pro një sistem i përgjegjshëm detyra e parë është të parandalojë depërtimin në të, të personave të papërshtatshëm jo vetëm për inteligjencën, por gjithë administratën dhe çështja se kush është personi i duhur? Eksperienca ka treguar se njerëzve që u besohet përgjegjësi e këtij niveli duhet të jenë persona të provuar, të kenë dëshmuar në situata të ngjashme integritet. Nuk mund të bësh eksperimente se është bërë modë këtu teza; të rinjtë, gratë, si klishe a thua se këto formula na japin zgjidhje. Të rinjtë duhen lënë të piqen e dëshmojnë sesa mbajnë s ai rezistojnë joshjes korruptive e të karrierës. Duhen provuar”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.