🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,862 ▼ -1.64% ETH $1,668 ▼ -2.24% XRP $0.9497 ▼ -0.3% SOL $71.9900 ▲ +0.57%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

Katari do ndërmjetësojë bisedime të reja mes Iranit dhe SHBA-së

Ndërmjetësuesit e Katarit pritet të zhvillojnë takime të ndara me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në Nju Jork dhe me përfaqësuesit amerikanë, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës, raportoi Reuters.

Sipas një zyrtari të informuar mbi negociatat, bisedimet mund të zhvillohen të hënën ose të martën dhe pritet të fokusohen te një version i ndryshuar i një propozimi shtatëditor të paraqitur nga Irani javën e kaluar, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Araqchi ndodhet ende në Nju Jork pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se kush do të përfaqësojë palën amerikane në takimet me ndërmjetësuesit.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane ISNA konfirmoi se Araqchi do të takohej me ndërmjetësuesit në Nju Jork të hënën në mëngjes. Sipas saj, palët do të shqyrtojnë propozimet dhe qëndrimet e fundit lidhur me situatën.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi më vonë se qëndrimi i Araqchit në Nju Jork nuk ishte zgjatur dhe se ministri do të kthehej në Teheran sipas planit fillestar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.