🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.30 ▲0.96%
ARI 4,146 ▼4.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,506 ▼ -1.24% ETH $2,682 ▼ -0.16% XRP $1.4944 ▼ -1.91% SOL $118.7400 ▼ -3.17%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.30 ▲0.96 % ARI 4,146 ▼4.05 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.30 ▲0.96 % ARI 4,146 ▼4.05 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

“Kësaj here holandezët qëndruan të palëkundur”, Mishetiq ironizon pas thirrjeve për Mlladiqin

Luka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçit, ka reaguar pas ndeshjes mes Serbisë dhe Holandës, ku nga tribunat e stadiumit në Beograd u dëgjuan brohoritje në emër të Ratko Mlladiqit.

Në një postim në platformën “X”, Mishetiq iu referua fitores 2-1 të Holandës ndaj Serbisë, duke bërë një paralelizëm me ngjarjet e vitit 1995 në Srebrenicë.

“Në ndeshjen e djeshme Holandë–Serbi në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, duke pritur që holandezët të dorëzoheshin sikurse në Srebrenicë në vitin 1995. Kësaj here, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan 2-1”, shkroi Mishetiq, duke iu referuar në mënyrë ironike rolit të paqeruajtësve holandezë të OKB-së në Srebrenicë.

Gjatë ndeshjes Serbi–Holandë në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, nga një pjesë e tribunave u dëgjuan thirrje në mbështetje të Mlladiqit, ndërsa mediat rajonale raportuan edhe për një banderolë kushtuar ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska. Holanda e fitoi takimin me rezultat 2-1.

Ratko Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës nën komandën e Mlladiqit morën Srebrenicën, e cila ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në ditët që pasuan.

Në atë kohë, në zonë ishte i dislokuar batalioni holandez i OKB-së, Dutchbat, i cili nuk arriti ta parandalonte marrjen e enklavës dhe masakrën që pasoi.

Dokumentet dhe proceset gjyqësore ndërkombëtare kanë trajtuar gjerësisht rolin dhe kufizimet e forcave paqeruajtëse holandeze gjatë rënies së Srebrenicës.

Reagimi i Mishetiqit vjen në kohën kur brohoritjet dhe mesazhet në mbështetje të Mlladiqit në stadiumet e Serbisë kanë nxitur reagime edhe jashtë vendit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.