Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës
I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, analisti Flogert Muça komentoi situatën politike në vend, ndërsa tregoi, sipas tij, një detaj nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Sipas Muçës, gjatë konferencës Rama ka përcjellë një mesazh dhe ka lënë të kuptohet se do të takohej me dikë nga Gjermania.
“Rama sot dha një mesazh. I tha atij zotërisë që ishte te ajo mbledhja për Europën i tha: ‘Dua të shkoj te ai gjermani, nuk e di kush është, por më kanë thënë që është i rëndësishëm’. Ne e dimë që marrëdhëniet e Ramës me gjermanët janë siç s’kanë qenë asnjëherë. E dimë dhe ndikimin gjerman në golat që po ha Edi Rama, në goditjet publike. Po këto tani nuk do t’i themi ne do rrimë politikisht korrekt dhe do themi ‘aleatët tanë’, po aleatët janë biznesmenë o burrë”, tha analisti Muça.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.