☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Dështon përsëri të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku në rend dite ishte paraparë shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit administrativ nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.

Në mbledhjen që u parapa të mbahet sot, munguan katër anëtarë të këshillit, porse asnjëri nuk kishte paraqitur kërkesën për pushim.

Kryesuesi i KGJK-së Rrustem Thaqi pati kritika për mungesën e tyre, raporton KosovaPress.

Ai tha se në email-at e tyre ishte theksuar se KGJK ndodhet në pushim kolektiv, vendim për të cilin Thaqi tha se nuk ka.

“Përmes email kam pranuar pesë njoftime nga pesë anëtarë të këshillit, përmes të cilës më kanë informuar se katër prej tyre nuk do të marrin pjesë në këtë takim..12:09 Në njoftimet e tyre përveç të tjerash është theksuar se caktimi i mbledhjes nuk është në përputhje me vendimin e KGJK-së. Po ashtu në këto njoftime është theksuar se këshilli ndodhet në pushim kolektiv dhe se nuk janë paraqitur rrethanat që ta shikojnë thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshëm. Gjithashtu kanë shtuar se përcaktimi i takimit është e nevojshme të ketë edhe koordinim përmes anëtarëve.. Nuk ka asnjë vendim të kësh9illit për pushim kolektiv”, tha ai.

Si pasojë e bojkotimit, KGJK ndodhet në vonesa në mbushjen e përgjegjësive të tij.

Një sjellje të tillë kryesuesi Thaqi nuk e lejon dhe si pasojë takimi dështoi të mbahet.

“Si pasojë e kësaj situate këshilli ndodhet në vonesa në mbushjen e përgjegjësive të tij, përfshirë edhe përfundimin e procedurave disiplinore, themelimin e paneleve hetimore sipas kërkesave disiplinore.. As një nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjella e tillë. Si pasoj e mungesës se kuorumit ky takim nuk mund të mbahet”, tha ai.

Kjo pikë kishte shkaktuar përplasje edhe në mbledhjen e fundit të KGJK-së, e cila ishte ndërprerë pas debatit mes anëtarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb në veri të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.