Detaje të tjera nga atentati i dështuar në Lezhë: Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve
Tre persona të armatosur janë arrestuar dje në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje.
Operacioni i policisë ka zbuluar detaje të reja për lëvizjet e tyre me një motor të vjedhur, ndërsa hetimet po ndjekin edhe pistën e një grupi të dyshuar për vrasje me pagesë. Siç u raportua edhe dje, në pranga kanë rënë Vincessk Piroli, Krisitian Ymeri, i njohur si “Shkambi” dhe Elden Tarja.
Sipas raportimeve mediatike, atentati ishte planifikuar për t’u kryer në mëngjes, por nuk arrit realizimi i tij për shkak se nuk u identifikua objektivi.
Ndërkohë, çështja mund të marrë një tjetër drejtim, pasi SPAK ka shfaqur interes për hetimin, sipas gazetarit, me synimin për të verifikuar nëse pas të arrestuarve fshihet një grup i dyshuar për vrasje me pagesë.
Policia e Lezhës po heton për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, sigurimit të kushteve për kryerjen e vrasjes dhe trafikimit të mjeteve motorike, nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës.
Por, tashmë kjo çështje mund të përfundojë në derën e SPAK për të provuar kushtet e një organizate kriminale ose jo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.