☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,454 ▼0.05%
DOW 51,852 ▼0.56%
NASDAQ 25,574 ▲0.21%
NAFTA 83.14 ▲1.66%
ARI 4,013 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,256 ▲ +1.32% ETH $1,900 ▲ +2.1% XRP $1.1143 ▲ +2.01% SOL $77.6700 ▲ +2.55%
S&P 500 7,454 ▼0.05 % DOW 51,852 ▼0.56 % NASDAQ 25,574 ▲0.21 % NAFTA 83.14 ▲1.66 % ARI 4,013 ▼0.16 % S&P 500 7,454 ▼0.05 % DOW 51,852 ▼0.56 % NASDAQ 25,574 ▲0.21 % NAFTA 83.14 ▲1.66 % ARI 4,013 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Dhjetëra të lënduar e të arrestuar në Shkup

Mijëra protestues u mblodhën dje pasdite në qendër të Shkupit duke hedhur vezë dhe gurë mbi ndërtesën e Qeverisë së Maqedonisë, dhe njëherësh duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Si shkas për mbledhjen e protestuesve ishte konferenca e djeshme në të cilën lideri i opozitës të Partisë Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev publikoi inçizime të bisedave telefonike në të cilat supozohet se zyrtarët më të lartë të qeverisë maqedonase flasin për vrasjen e të riut maqedonas, Martin Neshkovski, i cili në vitin 2011 u vra nga një pjesëtar i policisë maqedonase.

Protestuesit brohorisnin parulla kundër qeverisë. Derisa kanë gjuajtur me gurë dhe vezë drejtë ndërtesës së  Qeverisë  duke thyer kështu edhe disa dritare. Ndryshe kreu i opozitës, Zaev sot publikoi biseda telefonike të fshehta të Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, ministres së brendshme, Gordana Jankullovska, zëdhënësit të policisë, Ivo Koteski dhe shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, të cilët flasin për detaje rreth vrasjes së Neshkovskit.

Gjatë fitores zgjedhore të zgjedhjeve të përgjithshme më 5 qershor 2011, Martin Neshkovski u vra nga pjestari i njësisë speciale të policisë, Igor Spasov. Spasov për këtë vrase është dënuar me 14 vjet burg. Opozita akuzon qeverinë se ka mbuluar përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme me pretendimet se Spasov në momentet që ka kryer vrasjen, nuk ishte në detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.