☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.33 ▼1.41%
ARI 4,045 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,131 ▼ -1.33% ETH $2,317 ▼ -2.08% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.1600 ▼ -2.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Dhoma Amerikane: Mbani premtimin, ulni në 18% tatimin për pagën; Biznesi kundër pragut të TVSH-së

Bizneset shprehën mendimet e tyre për ndryshimi në taksën e pronës, ndryshimin në taksën e infrastrukturës mbi ndërtimet, tatimit mbi të ardhurat personale dhe shtrirjen e skemës se TVSh-së për bizneset qe kanë xhiro më të lartë se dy milionë lekë, nga 5 milionë lekë që është aktualisht.

Për sa i përket taksës së  banesave, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, propozoi që për shtëpitë e para të jetë zero.  Sipas Jakës, do stimulohen individët për të blerë një shtëpi. Ai shtoi se shtëpitë e dyta dhe te treta të paguajnë më shumë.

Jaka tha se taksa e infrastrukturës, prej 8 per qind mbi çmimin e shitjes për ndërtimet civile ndikon për investimet.

Kreu i Dhomës së Tregtisë u shpreh kundër uljes së pragut të TVSH-së në 2 milionë lekë, pasi kjo sipas tij do të nxisë informalitetin.

Për sa i përket heqjes së TVSH-së për ushqimet e shportës bazë, një propozim i deputetëve të LSI, Jaka u përgjigj se produktet ushqimore janë në 70 për qind importe dhe ulja e TVsh nuk do të sjelle përfitim në ekonomi.

Dhoma Amerikane ka ripërsëritur komentet e saj për paketën fiskale. Anëtarët e Dhomës i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë premtimin që bëri përpara zgjedhje, që tatimi mbi pagat e larta mbi 130 mijë lekë në muaj të ulet nga 23% në 18%. Në paketën fiskale aktuale mungon një nismë e tillë.

“Ulni taksen mbi TAP që të ketë rritje të pagës dhe të deklarimit të tyre”, thanë përfaqësuesit e Dhomës Amerikane.

Në këtë paketë fiskale vumë re se shumë prej ligjeve do përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhoma Amerikane ka kërkuar që elementë të rëndësishëm duhet të përcaktohet me ligj.

Aktualisht në rastin e TVSh-së, kufiri përcaktohet me VKM. Dhoma ka kërkuar që kufiri te mos ndryshojë nga viti në vit.

Ne opinionin e anëtareve të Dhomës, ligji duhet të përcaktoje qarte detyrimin tatimor duke përcaktuar qarte dhe pa ekuivokë si bazën e tatueshme ashtu edhe normën tatimore. Aktet nënligjore do të duhet me tej të specifikojnë detaje apo japin sqarime, por jo të vendosin elemente tepër llogaritjes se detyrimit tatimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.