“Dhuna sjell vitin ‘97”, profesori amerikan Daniel Serwer: Çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës
Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë protesta në Tiranë.
Serwer i cili ka shërbyer edhe si diplomat i Departamentit Amerikan të Shtetit në Ambasadën Amerikane në Romë i pyetur nëse thirrjen e Sali Berishës për mosbindje civile do të mund përshkallëzojë më tej situatën, dha këtë përgjigje.
“Mundet ta përshkallëzojë situatën por unë dua ta theksoj se mosbindje civile do të thotë jo dhunë. Mosbindje civile do të thotë një rezistencë pasive përballë forcave të sigurisë kur ata ju thonë lëvizni nga ku po qëndroni, në një vend tjetër dhe ata vinë e t’ju arrestojnë ju dhe nuk fillon të luftosh me ta. Kështu e shikoj unë mosbindjen civile. Unë nuk e di si Sali Berisha e ka kuptuar mosbindjen civile në Shqipëri. Është një ide shumë e keqe për Shqipëri të mbërriturin në përfundimin se përmes dhunës do të mund të largojnë kryeministrin Edi Rama. Dhuna nuk sjell vota. Unë e njoh Sali Berishën prej shumë vitesh. Saliu edh unë jemi të vjetër për të qëndruar në majë të një mali. Është koha për një udhëheqje të re. Ky është problem i përgjithshëm në Ballkan. Udhëheqësit tentojnë të qëndrojnë gjatë dhe Saliu nuk i është i vetëm në këtë”.
Muhamed Veliu- A mendoni se pas kësaj dhune gjatë protestave qëndrojnë «duar të huaja», siç ka pretenduar kryeministri Edi Rama?
“Nuk jam atje dhe t’ju them të drejtën e vështirë të jap një përgjigje për këtë. Qartësisht SHBA dhe Europa nuk duan të shikojnë dhunë në Shqipëri vend i cili është drejt rrugës së anëtarësimit në BE, dhe kjo do ta bëjë atë proces edhe më të vështirë”.
Për ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë Erick Wendt, profesori Serwer tha.
“Ajo që unë dëshiroj të bëjnë amerikanët në Shqipëri, një vend aleat i NATO-s është vazhdimësia drejt rrugës europiane por problemi është se amerikanët nuk e mbështesin BE-n, gjë të cilën e shohim në qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për sa i përket Ballkanit Perëndimor”.
Kjo thotë Daniel Serwer është për të ardhur keq pasi qëllimi i vazhdueshëm i Amerikës ka qenë integrimi Ballkanit në BE.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.