☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▼4.05%
DOW 51,643 ▼3.21%
NASDAQ 24,405 ▼5.18%
NAFTA 90.80 ▲3.04%
ARI 4,116 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $76,010 ▼ -5.33% ETH $2,247 ▼ -7.23% XRP $1.2409 ▼ -5.05% SOL $89.9600 ▼ -5.39%
S&P 500 7,377 ▼4.05 % DOW 51,643 ▼3.21 % NASDAQ 24,405 ▼5.18 % NAFTA 90.80 ▲3.04 % ARI 4,116 ▲1.06 % S&P 500 7,377 ▼4.05 % DOW 51,643 ▼3.21 % NASDAQ 24,405 ▼5.18 % NAFTA 90.80 ▲3.04 % ARI 4,116 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Dhunim e ngacmim, ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten janë realizuar tri ekstradime të personave të kërkuar me urdhër-arreste ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Policisë, dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, me inicialet E.A. dhe F.B., janë ekstraduar nga Kosova drejt këtij shteti, pasi kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë maqedonase.

Njëri prej tyre kërkohej nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotikë, ndërsa tjetri për vrasje.

Po të njëjtën ditë, nga Franca drejt Kosovës është ekstraduar edhe shtetasi kosovar me inicialet R.S., i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të dhunimit, ngacmimit seksual dhe paraqitjes së rreme si zyrtar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.