☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,996 ▲ +0.66% ETH $2,266 ▲ +0.75% XRP $1.2524 ▲ +0.33% SOL $95.0400 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dhunuan Eduart Kuçin, nis seanca e masës së sigurisë për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij! Prokuroria kërkon

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës sot (9 shtator) seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe shoferit të tij, Kristjan Nikolli, të arrestuar pas dhunës ndaj Eduard Kuçit.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Dy persona janë ende në kërkim, kurse nën hetim është edhe i dhunuari Eduart Kuçi, pasi nuk kallëzoi ngjarjen.

Seanca pritet të përcaktojë masën e sigurisë ndaj Markut dhe Nikollit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar nëse Eduard Kuçi ka pësuar dëmtime trupore si pasojë e sulmit.

Ndërkohë, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Sipas hetimeve, ai nuk e ka denoncuar ngjarjen në polici, duke e përshkruar fillimisht si një konflikt të thjeshtë të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Më pas, gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rasti është trajtuar si ngjarje penale dhe ndaj Kuçit është ngritur akuza për moskallëzim krimi.

Mbrojtja e Jozefin Markut pritet të fokusohet, ndër të tjera, edhe te fakti që personi i sulmuar nuk ka bërë kallëzim për ngjarjen. Gjykata do të vendosë në vijim për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.