☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.86 ▼0.47%
ARI 4,835 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,752 ▲ +0.88% ETH $2,356 ▲ +1.58% XRP $1.3893 ▲ +2.13% SOL $84.8900 ▲ +1.39%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.86 ▼0.47 % ARI 4,835 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
roze

DiCaprio ha në restorantin e të pastrehëve

Leonardo DiCaprio përshëndeti fansat që nuk i mbante vendi nga ngazëllimi dhe nënshkroi autografe në Edinburg të Skocisë, ku vizitoi një bar-restorant që nxit rritjen e ndërgjegjësimit mbi personat e pastrehë.

Fituesi i çmimit Oscar, një nga meshkujt më të pashëm të Hollivudit, ndaloi për të ngrënë tek restoranti “Home”, ku shërbehen gatime të kuzhinës skoceze e franceze. Shumicën e fitimeve që nxjerr, pronari i tij i shpenzon me projekte në mbështetje të të pastrehëve.

Një numër i madh adhuruesish të aktorit sfiduan të ftohtin e hidhur vetëm që të kishin mundësinë që ta shihnin nga afër idhullin e tyre. Një vajzë madje i ka kërkuar të firmosë tatuazhin me fytyrën e Di Caprios që kishte në krah. “Shkova dhe iu luta të firmoste tatuazhin tim. Ai kur e pa tha se ishte fantastik dhe unë e falenderova”, tregoi vajza.

Një çift kishte pritur me orë të tëra për mundësinë e një takimi të shkurtër me aktorin. Ai u tregua kaq i dashur, tregojnë ata, erdhi drejt e tek ne, ishim të parët që takoi, ishte shumë e veçantë. Restoranti ku ndaloi DiCaprio fton çdo të hënë të pastrehë që të ulen e të hanë atje me dinjitet e u ofron edhe mundësi punësimi. Fakti që aktori 42-vjeçar zgjodhi të qëndronte atje duke tërhequr kështu vëmendjen tek inciativa e pronarëve, është përshëndetur gjerësisht.

Në përgatitjen e ushqimit të tij ndihmuan katër pjesëtarë stafi, të cilët dikur kanë qenë dhe vetë të pastrehë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.