🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,750 ▼0.04%
DOW 53,932 ▼0.08%
NASDAQ 26,554 ▼0.19%
NAFTA 82.45 ▲0.39%
ARI 4,457 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,766 ▼ -1.46% ETH $1,875 ▼ -0.86% XRP $0.9969 ▼ -2.87% SOL $75.1700 ▼ -1.64%
S&P 500 7,750 ▼0.04 % DOW 53,932 ▼0.08 % NASDAQ 26,554 ▼0.19 % NAFTA 82.45 ▲0.39 % ARI 4,457 ▲0.83 % S&P 500 7,750 ▼0.04 % DOW 53,932 ▼0.08 % NASDAQ 26,554 ▼0.19 % NAFTA 82.45 ▲0.39 % ARI 4,457 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë

I dyshuari për zjarrin e madh në Krujë ditë më parë ka dhënë një dëshmi befasuese për hetuesit pas arrestimit, teksa u lirua pas marrjes në pyetje, ku mohoi krimin e piromanisë.

“Po përpiqesha ta fikja zjarrin”, mësohet të jetë shprehur Qemal Berhami, që po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria.

Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja Anila Hoxha, i moshuari ka mohuar të ketë shkaktuar zjarrin dhe ka deklaruar se në momentin kur ka parë flakët, ka marrë një zorrë uji dhe është përpjekur t’i shuante.

Lirimi i tij erdhi pasi Prokuroria e cilësoi ndalimin si të paligjshëm. Në fashikujt e Prokurorisë thuhet se nuk kishte prova që e implikonin 74-vjeçarin, ndërsa nuk ishte njoftuar organi i akuzës për ndalimin. Gjithashtu, Berhami rezulton të ketë qenë bashkëpunues me autoritetet.

Vetë i moshuari ka dhënë edhe një version mbi mënyrën se si mund të ketë nisur zjarri, duke përmendur hapjen e saraçineskës së ujit të lagjes në të njëjtën kohë kur ka rënë zjarri. Ai ka deklaruar se nuk mund të japë një shpjegim se si ka nisur flaka, por ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij.

“Kam qenë poshtë shtëpisë time dhe kur kam dalë, unë kam parë një vatër zjarri sipër banesës time dhe kam marrë një zorrë uji për ta fikur. Në këtë kohë edhe komshiu im, Artur Berhami, më ka thirrur duke më thënë: ‘Ç’është ai zjarr?’. Unë i kam thënë: ‘Hajde se ka rënë zjarr’. Ai s’ka ardhur dhe unë jam përpjekur me mjete rrethanore për ta fikur. Flaka është përhapur me shpejtësi dhe ka qenë e pamundur që unë ta fikja”, ka dëshmuar ai.

Dhe më tej ka vijuar të ngrejë dyshimin:

“Unë me bashkëshorten time çdo ditë hapim ujin e pijshëm të lagjes në mëngjes dhe pasdite, 06:00 deri më orën 07:00, kurse pasdite nga ora 16:00 deri më orën 18:30. Mua më bën përshtypje që në orën që ka rënë zjarri u hap dhe saraçineska e ujit te depoja. Kjo tregon se një person tjetër ka shkuar te depoja e ujit në kohën që ka rënë zjarri, pasi saraçineska e ujit nuk mund të hapet vetë”.

I moshuari ka thënë se vetë është shumë i kujdesshëm, sa edhe cigaren e fik me pështymë dhe nuk e hedh në tokë të ndezur.

“Nuk di të jap shpjegime se si ka rënë zjarri. Unë vetë mundohem të jem i kujdesshëm, pasi edhe cigaren unë e fik me pështymë. Unë jam 74 vjeç dhe gjatë jetës time nuk kam kryer herë tjetër vepër penale. Jetoj i vetëm me bashkëshorten time, Nurie Berhami, ndërsa fëmijët e mi i kam jashtë shtetit. Te ai vend kaloj vetëm unë dhe bashkëshortja ime, kurse poshtë shtëpisë time ka rrugë ku kalojnë njerëz të lagjes”, mësohet të jetë shprehur Berhami në dëshminë e tij.

Në momentin kur policia shkoi në zonë, 74-vjeçari ishte gjetur duke u përpjekur të shuante zjarrin.

Ndërkohë, në zonën e Abazës vijon puna për kontrollin e vatrave të mbetura aktive, ndërsa zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe kishte rrezikuar banesa e biznese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.