🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▲1.33%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,818 ▼ -4.76% ETH $1,908 ▼ -4.44% XRP $1.2293 ▼ -5.07% SOL $75.8000 ▼ -6.29%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

Dilema rreth koalicionit qeverisës

Kryeministri në dorëheqje, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, tha sot se ai do të përfundojë edhe mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës, për t’i vazhduar reformat e filluara demokratike. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në 21-vjetorin e themelimit të LDK-së, tha se Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë. 

Ndërsa vazhdojnë dilemat nëse Partia Demokratike e Kosovës, e dalë fituese në zgjedhjet e fundit sipas rezultatit preliminar, do të mund të formojë koalicion qeverisës dhe të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar qeverinë e re, kryetari i saj, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Hashim Thaçi, u zotua se do ta përfundojë edhe mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës. 

Thaçi tha se reformat nuk kanë të ndalur dhe se ato do të vazhdojnë deri në fund të mandatit të ardhshëm katërvjeçar. 

Hashim Thaçi

Kësaj radhe, Thaçi tha se Kosova do ta ketë një opozitë të re, marrë parasysh se partia e tij më nuk do ta ketë partnere qeverisëse Lidhjen Demokratike të Kosovës. Andaj, edhe e ftoi këtë opozitë të re të jetë sa më konstruktive. 

“Këto zgjedhje i kanë dhënë edhe një hijeshi demokracisë, sepse do të kemi edhe një opozitë të re – besoj korrekte, konstruktive dhe të shëndoshë për demokracinë. Do të vazhdojmë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014”, theksoi Thaçi. 

Në bazë të Kushtetutës, partia e parë apo fituesja e zgjedhjeve merr fillimisht mandatin për formimin e qeverisë. Por, nëse nuk ia del të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Parlament, mandati për formimin e qeverisë i kalon partisë së dytë, para se vendi të rrezikojë me krizë institucionale dhe zgjedhje të reja. 

Ishte pikërisht kryetari i partisë së dytë, sipas rezultatit preliminar – LDK-së, Isa Mustafa, ai i cili tha sot se Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë, në mënyrë që të luftohen dukuritë negative dhe vendi të shkojë drejt integrimeve evropiane. 

Isa Mustafa

Këto komente, Mustafa i bëri gjatë shënimit të 21-vjetorit të themelimit të LDK-së. 

“Ka edhe punë të tjera shumë të rëndësishme për t’i bërë – ta flakim korrupsionin, t’i luftojmë informalitetet dhe krimin e organizuar, ta fuqizojmë sundimin e ligjit. Qytetarët e Kosovës e meritojnë një qeverisje të pastër. Kosova duhet të udhëhiqet nga ata që e marrin besimin e qytetarëve dhe kurrsesi nga ata që e keqpërdorin votën e tyre”, tha Mustafa. 

Sidoqoftë, pritet që formula e ardhshme qeverisëse të qartësohet pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor. 

Më pas do të pasojë konstituimi i Kuvendit, ku partia më e madhe ka të drejtën e emërimit të kryetarit të ri të legjislaturës. Kurse, presidenti në detyrë mund ta mandatojë menjëherë pas kryetarin e partisë fituese të zgjedhjeve, që të prezantojë para Kuvendit koalicionin e ardhshëm, marrë parasysh se asnjë parti politike nuk do ta ketë numrin e mjaftueshëm që si e vetme ta formojë qeverinë. 

Për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.