🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.24 ▲0.81%
ARI 3,918 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,052 ▼ -1.21% ETH $2,267 ▼ -0.87% XRP $1.2550 ▲ +0.54% SOL $92.3700 ▼ -1.85%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.24 ▲0.81 % ARI 3,918 ▼1.3 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.24 ▲0.81 % ARI 3,918 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dimitrievska-Koçoska: Ribalanci i buxhetit nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare

Ribalanci i buxhetit nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Do të ketë korrigjim të deficitit buxhetor, përkatësisht rritje të tij, konfirmoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, korrigjimi vjen për shkak të nevojave të rritura për financimin e investimeve kapitale. Do të ketë gjithashtu korrigjime edhe në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizave për shkak të masave për karburantet si përgjigje ndaj krizës.

E pyetur se sa kanë kushtuar masat, ulja e TVSH-së dhe akcizave për karburantet, ministrja tha se akciza duhet të korrigjohet për rreth 1,5 miliardë denarë. Por tha se aktualisht është e vështirë të bëhen llogaritje të sakta.

“Gjëja që në këtë moment mund ta them është se do të kemi një korrigjim të caktuar të deficitit buxhetor për lart dhe për herë të parë do të kemi rritje të deficitit buxhetor si rezultat i nevojave të rritura për financimin e shpenzimeve kapitale, përkatësisht investimeve kapitale, që mendoj se në përputhje me ligjin për buxhete i justifikon gjendjet.

Dhe në të njëjtën kohë kemi edhe korrigjime të caktuara, pra në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizës për shkak të të gjitha atyre masave që i kemi pasur në periudhën e kaluar”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.