☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,128 ▲ +0.63% ETH $2,704 ▲ +0.82% XRP $1.4983 ▲ +1.07% SOL $121.0900 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Arte

“Dita e Ansamblit- Brez pas Brezi” bashkon në skenë artistët ndër vite të Ansamblit Kombëtar

Nga Julia Vrapi

Një mbrëmje e veçantë muzikore, që bashkon artistët ndër vite të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë do të jenë në skenë. “Dita e Ansamblit- Brez pas Brezi” sjell në skenë “Gjerdanin e Artë” të Ansamblit Kombëtar, më 15 maj një koncert që vjen me një program të pasur folklorik. Koncerti që pritet që të zhvillohet së shpejti është në vijim të programit artistik të Ansamblit Popullor, që ka sjellë pasurinë tonë folklorike në skenë.

Sokol Marsi drejtor artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore shprehet për një ngjarjeje kulturore, që bashkon brezat përmes artit. Ai thekson rëndësinë e lidhjes mes traditës dhe së ardhmes, duke u fokusuar në rikthimin e artistëve të Ansamblit Kombëtar për të ndarë përvojat e tyre. ““Dita e Ansamblit – Brez pas Brezi”. “Gjerdani i Artë” i Ansamblit Kombëtar, sërish në skenën e TKOBAP. Një takim i veçantë që bashkon kohët, përvojat, emocionet dhe interpretimet sëbashku në një skenë! Artistë të ekselencës së Ansamblit ndër vite, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë rikthehen për të interpretuar dhe ndarë historitë, kujtimet në rrugëtimin e tyre artistik.

Ata do ti japin sërisht zë dhe kërcim skenës në një dialog të gjallë mes traditës dhe së ardhmes, e gjitha në një mbrëmje që do të kulmoj me një koncert festiv”, shprehet Sokol Marsi në rrjete sociale. Gjatë këtyre ditëve drejtori artistik Sokol Marsi zhvilloi edhe një takim me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ndërsa ky koncert pritet të jetë edhe një nga momentet e veçanta të këtij sezoni artistik.

Një festë e trashëgimisë sonë artistike

Kjo mbrëmje e veçantë muzikore bashkon artistët ndër vite të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por drejtori artistik Sokol Marsi gjithashtu e vlerëson këtë ngjarje si një festë të trashëgimisë artistike. “Një festë e trashëgimisë sonë artistike, një urë mes brezave, një emocion që vazhdon”, shprehet Sokol Marsi në një reagim të tij. Për publikun, kjo mbrëmje do të ofrojë një përvojë të paharrueshme artistike, ku do të mund të ndihen pjesë e një udhëtimi përmes muzikës, kërcimit dhe folklorit shqiptar.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nisi sezonin e ri artistik të vitit 2026 me koncertin “Ku ka si Tirona”. Një mozaik këngësh dhe vallesh, ku Tirana u rrëfye përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive. Në këtë koncert veç artistëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ishin dhe artistë të tjerë të ftuar. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.