☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

“Dita e shtegtarëve”, Lezha plot gjallëri në netët e verës

“Dita e Shtegtarëve”, një moment kujtese dhe feste për emigrantët shqiptarë, është kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Lezhës, ku mijëra turistë dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit mblidhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festimeve, ku qytetarë të shumtë festuan deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa Rama tha se Lezha është plot gjallëri këto net vere.

Bashkia e Lezhës organizon çdo vit një sërë aktivitetesh gjatë kësaj periudhe, me synimin që 15 gushti të shndërrohet në një ditë simbolike për të gjithë shqiptarët që janë larguar nga atdheu dhe rikthehen në vendlindje gjatë sezonit veror.

Festimet shënojnë edhe përmbylljen e një programi dyjavor aktivitetesh, të zhvilluara çdo mbrëmje në sheshin qendror të Lezhës, duke mbledhur mijëra qytetarë, vizitorë dhe emigrantë.

“Dita e Shtegtarëve” vijon të shërbejë si një pikë takimi mes shqiptarëve që jetojnë në vend dhe atyre që jetojnë jashtë, duke e kthyer rikthimin në vendlindje në një festë të përbashkët verore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.