☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,011 ▲ +0.97% ETH $1,663 ▲ +0.84% XRP $0.9465 ▲ +0.9% SOL $72.1000 ▲ +2.31%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Djali i Sheshelit, që e cilëson Kosovën territor të okupuar, emërohet në delegacionin e Serbisë për bashkëpunim me Republika Srpska

Aleksandar Shesheli, djali i politikanit serb Vojisllav Shesheli, i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, është përfshirë në delegacionin e Kuvendit të Serbisë në Forumin Parlamentar Serbi – Republika Srpska.

Vendimi për përbërjen e delegacionit është marrë më 25 nëntor 2026 nga Kuvendi i Serbisë, ndërsa dokumenti zyrtar është nënshkruar nga kryetari i këtij institucioni, Aleksandar Çupiç.

Në listën prej 11 anëtarësh, emri i Aleksandar Sheshelit figuron në pikën e fundit, si anëtar i delegacionit që do të përfaqësojë Kuvendin e Serbisë në këtë forum të përbashkët me entitetin e Republika Srpskës në Bosnjë-Hercegovinë.

Përfshirja e tij në këtë delegacion ka nxitur reagime në rrjetet sociale, për shkak të mbiemrit që bart dhe historikut politik të familjes Shesheli.

Jovan Goluboviq, në një reagim në Facebook, ka ironizuar përfshirjen e djalit të një personi të dënuar për krime lufte në delegacionin parlamentar.

“Hahahaha… DJALI I NJË KRIMINELI TË DËNUAR PËR KRIME LUFTE, SHESHELIT, ËSHTË ANËTAR I DELEGACIONIT??? … Por tragjedia edhe më e madhe është se dokumentin e ka nënshkruar kryetari i Kuvendit të Rusisë – më falni, të Serbisë!”, ka shkruar Goluboviq.

Kush është Vojisllav Shesheli?

Vojisllav Shesheli është themeluesi dhe udhëheqësi shumëvjeçar i Partisë Radikale Serbe (SRS), një prej figurave më të njohura të nacionalizmit serb gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave të viteve ’90.

Ai ishte një nga përkrahësit më të zëshëm të projektit të njohur si “Serbia e Madhe”, ideologji politike që synonte përfshirjen e territoreve të banuara nga serbët në një shtet të vetëm.

Shesheli u gjykua nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë për krime të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Më 2016, shkalla e parë e Tribunalit e kishte liruar atë nga akuzat. Megjithatë, më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare e ndryshoi pjesërisht vendimin dhe e dënoi me dhjetë vjet burgim për nxitje të dëbimit, përndjekjes dhe akteve të tjera çnjerëzore, si krime kundër njerëzimit.

Dënimi lidhej me fjalimin e tij të mbajtur më 6 maj 1992 në Hrtkovci të Vojvodinës, ku kishte bërë thirrje për dëbimin e popullsisë joserbe. Koha e kaluar në paraburgim ishte llogaritur në dënim, i cili u konsiderua i vuajtur.

Shesheli ishte një nga figurat kryesore të politikës ultranacionaliste serbe dhe për vite me radhë ka mbështetur pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje, përfshirë Kosovën.

Djali i tij vazhdon politikën e Partisë Radikale Serbe

Aleksandar Shesheli, i lindur në vitin 1993, është nënkryetar i Partisë Radikale Serbe dhe deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai e ka fituar mandatin e deputetit në listën zgjedhore të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, ndërsa në përbërjen aktuale parlamentare është pjesë e grupit parlamentar të lidhur me këtë listë.

Pavarësisht se mandatin e ka marrë në listën e Vuçiqit, ai vazhdon të mbajë pozitën e nënkryetarit të partisë së themeluar dhe udhëhequr nga babai i tij.

Edhe qëndrimet e tij për Kosovën kanë qenë në vazhdën e politikës së Partisë Radikale Serbe.

Në korrik të vitit 2026, Aleksandar Shesheli kishte deklaruar se Kosova është territor nën okupimin e NATO-s dhe se institucionet në Prishtinë, sipas tij, veprojnë me mbështetjen e fuqive perëndimore.

Në një paraqitje televizive, ai kishte akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç e kishte cilësuar, “përndjekje të vazhdueshme të popullit serb në Kosovë”.

“Kosova dhe Metohia është territor nën okupimin, para së gjithash, të Paktit të NATO-s, por edhe të strukturave të instaluara separatiste atje”, kishte deklaruar Shesheli.

Këto deklarata pasqyrojnë vazhdimësinë e qëndrimeve të Partisë Radikale Serbe, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta trajtojë atë si pjesë të Serbisë.

Forumi parlamentar që lidh Beogradin me Banjën e Lukës

Forumi Parlamentar Serbi – Republika Srpska është mekanizëm i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Serbisë dhe Kuvendit të entitetit të Republika Srpska në Bosnjë-Hercegovinë.

Ai është themeluar në bazë të memorandumit të nënshkruar më 20 shtator 2023 dhe përbëhet nga delegacione me nga 11 anëtarë prej të dy parlamenteve.

Ky mekanizëm synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe parlamentar ndërmjet Beogradit dhe Banjës së Lukës, në kuadër të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Serbisë dhe Republika Srpska.

Përfshirja e Aleksandar Sheshelit në këtë delegacion e vendos një përfaqësues të Partisë Radikale Serbe në një mekanizëm të rëndësishëm të bashkëpunimit politik ndërmjet Serbisë dhe entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë.

Kjo ndodh në një kohë kur politika e Beogradit ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës vazhdon të jetë një prej çështjeve kryesore të debatit në rajon, veçanërisht për shkak të pretendimeve territoriale, konceptit të “Botës Serbe” dhe qëndrimeve të vazhdueshme të politikanëve serbë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.