⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,498 ▲ +4.13% ETH $2,438 ▲ +6.67% XRP $1.3237 ▲ +4.06% SOL $96.5700 ▲ +3.83%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur thirrjen për aplikime për 40 pozicione hetuesish në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas njoftimit të SPAK, kandidatët që duan të aplikojnë duhet të plotësojnë disa kritere, ndër të cilat të jenë shtetas shqiptarë, të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së.

Kandidatët duhet të kenë gjithashtu më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së, si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës.

Procesi i konkurrimit përfshin testin konjitiv, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik, testimin e aftësive fizike, testin e zgjeruar me shkrim dhe intervistën e strukturuar.

Gjithashtu, kandidatët do t’i nënshtrohen poligrafit, verifikimeve të pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrollit mjekësor dhe psikologjik. Këto procedura nuk pikëzohen, por janë të detyrueshme.

Afati i aplikimit është nga data e publikimit të thirrjes deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.

(Lexoni të plotë këtu, kriteret dhe kushtet)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.