☁️
Tiranë 32°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,391 ▲0.44%
DOW 52,608 ▲1.46%
NASDAQ 25,408 ▼0.27%
NAFTA 70.91 ▲0.81%
ARI 4,029 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $60,022 ▼ -2.09% ETH $1,580 ▼ -4.47% XRP $1.0437 ▼ -3.32% SOL $66.6400 ▼ -3.81%
S&P 500 7,391 ▲0.44 % DOW 52,608 ▲1.46 % NASDAQ 25,408 ▼0.27 % NAFTA 70.91 ▲0.81 % ARI 4,029 ▲0.51 % S&P 500 7,391 ▲0.44 % DOW 52,608 ▲1.46 % NASDAQ 25,408 ▼0.27 % NAFTA 70.91 ▲0.81 % ARI 4,029 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Në Gjykatën e Posaçme vijoi këtë të enjte gjykimi në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e dëshmitarëve Tea Prifti dhe Anton Shpatina në lidhje me vrasjen e Gjin Ndojit.

Në seancë u paraqit vetëm Anton Shpatina, i cili iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Vladimir Kraja për njohjen që kishte me viktimën. Shpatina deklaroi se e njihte Gjin Ndojin që nga fëmijëria, por se nuk kishin pasur marrëdhënie të afërta dhe kontaktet mes tyre kishin qenë të rralla.

“Takimi i fundit me Ndojin ishte ndodhur pak ditë para vrasjes, në lokalin e tij, ku kemi pirë kafe dhe kemi biseduar për rreth 30 minuta, pa diskutuar për ndonjë problem apo shqetësim të veçantë”, tha Shpatina.

Shpatina konfirmoi gjithashtu se njihte Arjan Rrajën përmes Gjin Ndojit, por mohoi të kishte pasur marrëdhënie biznesi me të. Lidhur me një transaksion pasurie, ai sqaroi se kishte shitur shtëpinë e prindërve për arsye ekonomike.

Gjatë pyetjeve të avokates Flora Hajredinaj, dëshmitari pranoi se më herët ishte dënuar për konsum të lëndëve narkotike, ndërsa ritheksoi se në takimin e fundit Gjin Ndoji nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim.

Ndërkohë, dëshmitarja Tea Prifti nuk u paraqit në gjykatë. Sipas të dhënave të paraqitura në seancë, ajo rezulton të ketë dalë nga Shqipëria drejt Dubait. Prokuroria dhe mbrojtja kërkuan që të bëhet një tjetër përpjekje për njoftimin e saj, duke e konsideruar një dëshmitare të rëndësishme për procesin. Seanca u shty për datën 6 korrik, në orën 13:30.

Gjin Ndoji u ekzekutua me një plumb në kokë më 9 gusht 2020 në fshatin Shjezë të Shkodrës. Trupi i tij u gjet disa metra larg automjetit tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira pak ditë para vrasjes.

Për këtë ngjarje, SPAK akuzon Denis Bajrin si autor të vrasjes. Bajri u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte qëndruar i fshehur për një kohë të gjatë, ndërsa kërkohej në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.